Connect with Us

Lëvizje në Polici/ Ndryshohen disa drejtues

Kronika

Lëvizje në Polici/ Ndryshohen disa drejtues

Publikuar

-

Të tjera ndryshime në nivel drejtuesish kanë ndodhur së fundi në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Skënder Hida nga drejtor në Shkodër, shkon në zv.drejtor në Gjirokastër .

Shefi i Komisaritait të Shkodrës, Lorenc Meta emërohet zv.drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Ndërkohë, në krye të Komisariatit të Shkodrës, shkon Ilir Dedja.

LEXO EDHE:  Arrestohen babë e bir pasi u përfshinë në sherr/ Djali tjetër dhunon forcat e rendit

Alfred Cenaj, nga shef komisariati në Mirditë, shkon në Berat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

LEXO EDHE:  Policia “dhëmb për dhëmb” me PD/Procedohen 117 qytetarë, ja drejtuesit e protestës

LEXO EDHE:  25 plumba kallashnikovi në Vlorë/Policia blindon qytetin

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“U shit si meritë”/ Artan Hoxha i përvishet policisë për kokainën: E pritët me “nderime” dhe e përcollët me “respekte”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas aksionit të sotëm në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

Droga u transportua me një kamion bananesh nga Amerika dhe u sekuestrua në një magazinë frutash, ku u arrestuan dy shoferë dhe një magazinier.

Hoxha thotë se ky aksion nuk duhet shitur si meritë e policisë shqiptare, pasi thekson se ngjason shumë me kapjen e kokainës te kontenierët e bananeve në Durrës.

“Pavarësisht tentativës për t’i veshur merita policisë sonë për pjesemarrjen e saj në një operacion ndërkombëtar kundër narkotrafikut, (të organizuar kryesisht nga agjensitë antidrogë të SHBA dhe Italisë), e vetmja gjë që të mbetet në mendje është fakti se:

LEXO EDHE:  25 plumba kallashnikovi në Vlorë/Policia blindon qytetin

LEXO EDHE:  Aksion në portin e Durrësit/ Bllokohen pasaporta, karta identiteti dhe karta shëndeti të falsifikuara

Kamioni me 1.3 tonë kokainë, u prit me “nderime” në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, dhe u përcoll me “respekte” në doganën e Qafë Thanës në Pogradec, për tu arrestuar pastaj dy shoferë dhe një magazinier në një fshat të Maqedonisë së Veriut!!!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ku u arrestuan vetëm dy shofera dhe një hamall magazine bananesh???!!!!”, shtron pyetjen gazetari investigativ./ CNA.al

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Lëndohen nënë e bir në Fier

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 17:30 të mbrëmjes së sotme në fshatin Libofshë të Fierit.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi në banesë dhe të lënduar kanë mbetur nënë e bir.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.Z. dhe nëna e tij kanë marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë janë transportuar në spital, për të marë mjekimin e duhur.

LEXO EDHE:  Policia në “këmbë”/ Sekuestrohet një sasi lekësh dhe drogë, në pranga dy të rinj

LEXO EDHE:  Aksioni për energjinë, Policia jep detaje

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, të cilat kanë shkaktuar disa dëme materiale në banesë. Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e  shkaqeve të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE