Connect with Us

Kryeministri italian mbërrin në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Politikë

Kryeministri italian mbërrin në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë dhe një takim.

Pas takimit, në orën 16.30 është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Conte do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë dhe kreun e PD, Lulzim Basha në orën 17:00. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Kikia tha se ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ndërsa shtoi se edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në news 34, Lubonja tha se raporti, nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Sipas tij rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah, se SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

“Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE