LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Mosçelja e negociatave, katastrofë

15 Tetor 2019, 19:57, Politikë CNA
Kryemadhi: Mosçelja e negociatave, katastrofë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga studio e ?Real Story? është shprehur se mosçelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do të ishte një penalizim dhe një katastrofë për vendin.

?Nuk duhet të merremi shumë me Ramën. Ne duhet të bisedojmë të gjithë bashkarisht për negociatat. Duhet të luftojmë sepse në qoftë se ndahemi nga Maqedonia e Veriut dhe i bashkohemi Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës do të jetë një penalizim i madh për Shqipërinë. Do të jetë një katastrofë.

Hapja e negociatave është e rëndësishme sepse fut klasën politike brenda një kornize, pra e detyron atë të ndjek një lloj pikëpamje në politikën e jashtme. Për hir të së vertetës politika e jashtme nuk ka qenë nonjëherë problem për vendin?, ka thënë ndër të tjera Monika Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga