Connect with Us

Kaosi në Kadastrën e Vlorës/ Braçe vizitë “blic”

Politikë

Kaosi në Kadastrën e Vlorës/ Braçe vizitë “blic”

Publikuar

-

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, zv.kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një vizitë “blic” në një nga Kadastrat më problematike në vend, atë të Vlorës.

Pas kaosit të krijuar në këtë Kadastër ku ka pasur dorëheqje të njëpasnjëshme të drejtuesve, Braçe ka shkuar vetë në Vlorë dhe ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë institucion.

Kadastra e Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se brenda një muaji janë dorëhequr tre drejtorë, për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

LEXO EDHE:  Vlorë/ 200 familje në protestë, shkak ndërprerja e proçesit të legalizimit

Pas dorëheqjes së ‘bordit’, konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës funksionon me drejtues të komanduar. Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.  Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paketa Anti-KÇK/ Braimllari: Show mediatik për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i ftuar në Ora news, e ka konsideruar paketën Anti-KÇK si një nisme antikushtetuese dhe një show mediatik të sponsorizuar nga kryeministri Rama.

Sipas Braimllarit paketa rikthen policinë e diktaturës.

“Anti KÇK nisëm anti-kushtetuese, shoë mediatik i sponsorizuar nga Rama. Rikthen policinë e diktaturës. I gjithë ky aksion shoë mediatik për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme në të cilën ndodhet vendi. Shkatërrimi i ekonomisë, kosto e lartë e jetesës, pagat e ulta, mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve në vend, shpopullimi i vendit dhe largimin e të rinjve nuk mund të mbulohen me një nisëm anti-kushtetuese të Edi Ramës. Politika duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët. LSI angazhohet maksimalisht për të krijuar mundësi punësimi, vende pune të mirëpaguara, siguri publike dhe për të kthyer të rinjtë në vend me qëllim që ato të kontribuojnë në vendimmarrje por dhe në zhvillimim ekonomik të vendit”,theksoi Braimllari.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria shqiptare bëhet me “avion zyrtar” nga Turqia

Publikuar

-

Nga

Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.

Faqja e internetit  Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.

Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij.

Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se  në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”.

LEXO EDHE:  Ristani takon banorët në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës

LEXO EDHE:  422 kg kanabis të fshehur në hotel/ Bie në pranga 54-vjeçari (Emri)

E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan “vëllai dhe miku ynë i pandarë” presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto.

Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë.

“Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati./ Birn

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili publikon dokumentin/ Rama dhe Ruçi provokuan rëndë Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me miratimin e ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Vasili shkruan se me këtë ligj mazhoranca jo vetëm shkel ligjet në Shqipëri por deligjitimon dhe Komisionin e Venecias.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias!(Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.

Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.

Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

LEXO EDHE:  Plagosi kamarierin dhe nënën e tij/ Si ndryshoi gjendja e të riut, pasi u kthye nga Italia

LEXO EDHE:  422 kg kanabis të fshehur në hotel/ Bie në pranga 54-vjeçari (Emri)

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit…

 

LEXO TE PLOTE