Connect with Us

Imami: Opozita nuk është në vendin e duhur

Politikë

Imami: Opozita nuk është në vendin e duhur

Publikuar

-

Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami ka folur për situatën politike në vend  dhe  çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I ftuar në studion e “Mbrëmja në ABC”, Imami u shpreh se megjithëse jemi në një situatë presioni dhe nevoje për të na patur brenda bllokut, Shqipëria nuk e merr dot.

“Dështimi i Shqipërisë për të marrë negociatat, është dështim i Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj për të disatën herë.

Sivjet ka një shans, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse SHBA janë shumë të intesuara që të ketë një stabilitet në rajon, dhe kjo e bën të domosdoshme futjen e Shqipërisë.

Megjithatë ende ka vende skeptike, jo ndaj Evropës së Madhe por ndaj Shqipërisë. Nuk realizohet sepse deficensat e brendshme këtu janë aq të mëdha.

LEXO EDHE:  Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

Jemi në këtë situatë që me gjithë presioni edhe nevojën për të na pasur, Shqiperia nuk e merr dot për shkak të tre-katër vendeve.”

I pyetur nëse opozita ka ndonjë përgjegjësi, për shkak të djegies së madateve, çka solli dhe këtë situatë politike në vend, Imami u shpreh se opozita nuk ka ndikuar, sepse nuk mund të ndikojë nga pozicioni që vullnetarisht ka marrë.

“Opozita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje sepse nuk është në vendin ku duhet të ishte opozita. Pra nuk është parlamentare dhe nuk mund të ndikojë nga pozicioni që vullnetarisht ka marrë. Opozita duhet të ishte kontroll.”, theksoi Imami/ CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Investimet e huaja, Basha godet qeverinë/ “Air Albania sajesë e papritur dhe e dyshimtë”

Publikuar

-

Nga

Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken

Nga qyteti i Fierit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për mungesën e investimeve serioze në vend.

Kreu i demokratëve ka hedhur akuza konkrete, duke përmendur linjën e re ajrore në vend Air Albania, emri i së cilës iu vendo edhe stadiumit arena kombëtare.

Sipas Bashës, ky investim është një sajesë e dyshimtë dhe e papritur, burimi i të ardhurave të të cilit nuk dihet.

“Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj.

LEXO EDHE:  “Çlirohet” Ministria e Brendshme/ Shpërndahen protestuesit

LEXO EDHE:  "Çlirohet" Ministria e Brendshme/ Shpërndahen protestuesit

Për mua, për PD në zemër të vizionit politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga kostot e larta, i çliruar nga taksat e karta, i çliruar nga regjimi banditesk i inspektorateve dhe tatimorëve, një biznesi i fuqizuar, një biznes i përtërirë. Kjo është parathënia e ripërtëritjes së ekonomisë së Fierit, i ripërtëritjes së ekonomisë kombëtare, i hapjes së vendeve të punës, dhe ndaljes së krizës sociale që po përkthehet në largimin më masiv të Fierit dhe qyteteve kryesore. Miqtë e mi, ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, shumë prej këtyre masave do të prekin të gjithë qytetarët dhe një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh, edhe biznesin prodhues”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nga Fieri, kritika Ramës/ “Kriza në biznese, dyqanet e vendit janë bosh si arka e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha vijon takimet me përfaqësues të biznesit. I ndodhur në qytetin e Fierit, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha ka bërë përgjegjëse për krizën keqqeverisjen e vendit.

I ndodhur përballë ankesave të përfaqësuesve të biznesit, kreu i demokratëve u shpreh se kriza është  si rezultat i taksave të larta, ndërsa nuk ka nguruar të bëjë edhe një premtim.

“Nuk po punojmë dot. Edhe fëmijët po na ikin në emigracion se nuk kanë asnjë garanci për të ardhmen”, ka thënë një përfaqësuese e biznesit.

“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet të gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka zbulon “peshkun e madh” të drejtësisë

LEXO EDHE:  Nga Niko Peleshi/ Shqipëria mund të bëhet shtëpia e 10 milionë shqiptarëve

Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël

Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit.

Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dekretimi i Xhafellarit, kundërvënie brutale ndaj drejtësisë”/ Spiropali ‘shuplakë’ Metës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas dekretimit që Presidenti i Republikës bëri ditën e sotme për Marsida Xhafellarin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Spiropalit, dekretimi nga ana e Metës të një gjyqëtareje prapa liste, me zero legjitimitet kushtetues tregon se ai është kundër Reformës në Drejtësi.

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

LEXO EDHE:  Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

LEXO EDHE:  Kush do ta rivalizojë Lali Erin nga opozita?

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.”, është shprehur Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE