LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Imami akuza Bashës/ “Nuk frymëzon, e nxorri PD jashtë politikës”

15 Tetor 2019, 19:04, Politikë CNA
Imami akuza Bashës/ “Nuk frymëzon, e nxorri PD jashtë

Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tha se ky i fundit nuk frymëzon më dhe se e nxorri PD jashtë politikës.

Sipas Imamit PD po të votohej sot do të merrte shumë më pak vota se në 2017, dhe se mbështetjen e ulët të partisë e tregojnë edhe sondazhet.

?Aksioni politik i ndërmarrë prej Bashës, djegia e mandateve dhe nxjerrja e partisë në rrugë, nuk dha rezultat sepse PD nga parti e frymës është kthyer në parti vetëm e militantëve. Që ti imponosh zgjedhjet  duhet të kesh fuqi.

PD po të votohet sot ka më pak vota se sa kishte në 2017. Ka dhe sondazhe që tregojnë se  Lulzim Basha është pakicë në PD. Vetëm 17-19% e  mbështesin Lulzim Bashën dhe ky është problem i madh.

Zoti Basha nuk niset që të bëjë diçka si të fitojë zgjedhjet! Diskursi i gjithë kësaj është absurd sepse nuk e ka pasur plan dhe nuk e ka.?, theksoi Imami./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga