Connect with Us

Ilir Meta “kërcënon” Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

Politikë

Ilir Meta “kërcënon” Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

Publikuar

-

Loja politike e këtij viti dhe e gjashtë muajve të fundit ka në skenë një aktor mjaft të fuqishëm. Ai është presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta u shfaq gati një vit më parë, kur Edi Rama propozoi ndryshimet në qeveri, kur largoi Ditmir Bushatin nga ministër i Jashtëm dhe emëroi në vend të tij Gent Cakajn. Dekret të cilin Meta nuk e firmosi. E njëjta situatë ishte dhe me Sandër Lleshajn pak kohë më parë, kur u largua Fatmir Xhafaj. Meta nuk pranoi ta firmoste dekretin, sepse Lleshaj ishte ushtarak dhe me grada gjeneral.

Këto ishin dy lëvizjet e para që treguan se presidenti nuk do të falte, por do ti zinte çdo shteg kryeministrit dhe do të bëhej rivali i tij kryesor.

Ilir Meta filloi të spikaste në betejën e tij me Ramën, ta godiste, të mbante qëndrime të forta ndaj qeverisë, dhe ndaj kryeministrit në mënyrë direkte.

Por, edhe Basha nuk ngeleshe pas. Megjithëse Meta bënte shpesh veprime kundër Ramës, Luli dukej më i dobët dhe më i butë. Por, ndodhi që më pas Basha të dilte sërish në skenë. Filloi protestat, dogji mandatet dhe filloi të ngrinte pikët e tij. Të bashkonte një pjesë të ngelur të PD-së dhe opozitarët t’i merrte me vete. Të gjithë në sulm kundër Ramës, për të larguar të keqen nga qeverisja. Dhe Luli megjithësi i keq, ishte e keqja më e vogël.

Por, sërish Ilir Meta u shfaq. Nuk humbi. Ai ndërhyri disa herë derisa bëri një goditje të fortë duke lënë me gojë hapur dhe Ramën dhe Bashën. Ai çdekretoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe shpalli një ditë tjetër, 13 tetorin e dy ditëve më parë.

Por, këtu fitoi Meta dhe Luli humbi, megjithëse Presidenti në lojën politike dhe në atë me ndërkombëtarët pati një goditje të madhe. Së fundi edhe në raportin e e Venecias, e cila e quante shkelje e të drejtave të njeriut çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Ilir Meta vazhdoi me të tijen, gjithmonë me një artikulim të fortë publik, gjithmonë me një përplasje me kryeministrin, i cili i përgjigjej me ministrat e tij. Por, në një analizë të thjështë, duket se Meta po i ngre shumë pikët e tij. Duke u konfiguruar si një lider opozite.

Ai ka mbështetjen, jo vetëm të LSI, partisë së tij të vogel të hajdutëve të mbledhur kur ikën nga Fatos Nano, më pas u futën në pushtet me Berishën, dhe sollën Rilindjen në pushtet.  Sot Ilir Meta po merr një mbështetje të madhe opozitare. Shumë nga njerëzit e Partisë Demokratike, por edhe ata që e shohin si një problematikë dhe të keqe të madhe Edi Ramën, janë në një konfuzitet. Më shumë besojnë tek Meta, tek beteja e tij, tek qëndrimi i tij, sesa tek Luli që e shohin si një mashtrues të vogël, tradhëtar, si një njeri që nuk mban fjalën, si një njeri që nuk ka asnjë vepër konkrete, por që vetëm flet, pa asnjë rezultat.

LEXO EDHE:  Lleshaj i përgjigjet akuzave të PD/ Themelues dhe shfrytëzues të paskrupullt të kryeqytetit të kanabisit

Prandaj, Meta duket se po konfigurohet realisht si një kryetar opozite. Ndoshta mazhoranca do t’i bënte një nder po ta shkarkonte. Ndoshta në krye të një opozite, me pragmatizimin e tij politik dhe lëvizjet e tij të forta, ai do mund të godiste shumë më ashpër se Lulzim Basha. Por, kjo do të sillte fundin fatal të Lulit, i cili nuk do të vinte nga kritikët e tij, nuk do të vinte nga gabimet e Lulit dhe përçarja që i ka bërë opozitës.

Fundi do t’i vinte nga një ish-kryeministër socialist, nga një president i majtë, njeriu që ka sjellë Rilindjen në pushtet dhe sot është kthyer në armikun e fortë të saj që nuk bën kompromis deri në momentin që e shikon se nuk e ka kokën e sigurtë. Ndryshe nga Basha, i cili shitet dhe blihet për pak para.

Prandaj, Ilir Meta duket të jetë në këto momente rreziku real i Lulzim Bashës, për ta zëvëndësuar si kryetar opozite. Por, edhe një rrezik që mund t’i vijë Edi Ramës. Sepse Meta, me një koalicion të madh do ta godiste shumë ashpër Edi Ramën.

Tërheqja e votave që ai mund të merrte nga e majta dhe një stabilizim i votës të së djathtës, duke shpresuar edhe bë urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës, të cilët duke shikuar të keqen më të vogel, mund ta rrëzonin kryeministrin në detyrë.

Dhe Meta mesa duket është duke e menduar këtë. Kështu tregojnë lëvizjet e tij. Kështu tregojnë qëndrimet e tij dhe këtë mundësi duket se e ka në dorë, aid he vetëm ai, megjithë hapësirën që kuptohet se i aka krijuar vetëm një person. Ai quhet Lulzim Basha, i cili mund të jetë dhe viktima e radhës e Ilir Metës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Goditi Berishën pas shpine/ Kikia: Basha nuk ka moral për të qenë kryetar i PD

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kika ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në  studion e “Log”, ai tha se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar duke shtuar se ish lideri demokrat nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj.

Kikia theksoi se kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.



“Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me  vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.  

Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi debate në PS”/ Ahmetaj flet për përplasjen me Lelin

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Ahmetaj: Në maj të 2022-shit do jetë zhdukur çdo shenjë e tërmetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në takim ishin të pranishëm kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

“Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira”, është shprehur Gjiknuri në një deklaratë për mediat.

LEXO EDHE:  PD akuzon qeverinë/ Po vjedh në kohë pandemie, ka marrë 15 milionë euro borxh këtë javë

LEXO EDHE:  Ngjela akuza të renda Ramës/ Për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjet



Ndërkohë Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate.

“PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë”, është shprehur Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A e mbrojti Rama Kosovën?/ Bushati: Ngërçi për të reaguar, çudi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të reaguar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Bushati tha se në tekstin e reagimin në Twitter, Rama ishte pro Kosovës, por ishte një ditë e gjysmë me vonesë.

“U duk sikur Kosovës i dha të drejtë, ajo që më bëri përshtypje ishte ngërçi për të reaguar ose reagimi i vonuar. Ngjarjet kanë filluar të ndodhin në orën 6:30 të mëngjesit, Rama reagon 1 ditë e gjysmë me vonesë”, tha analisti.

LEXO EDHE:  Debate në kryesinë e PD në Vlorë/ Kundërshtohen vendimet abuzive të Flamur Nokës

LEXO EDHE:  Pasi organizoi protestat e dhunshme, LSI bën paralajmërimin e rradhës: Shqiptarët do iu gjejnë edhe në vrimë të miut



Kjo vonesë në reagim sipas Baton Haxhiut k ardhur për shkak se Rama ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

“Rama është në Nju-York dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion”, tha ai.

Këtë argument Bushati e kundërshtoi duke thënë se udhëtimi për në Nju-Jork zgjat 8 orë, ndërsa Rama ka reaguar pas të paktën 36 orë./euronews

LEXO TE PLOTE