Connect with Us

I la librat në dyqan dhe u zhduk/ Zbulohet mesazhi i gjimnazistit nga Klosi për babain

Kronika

I la librat në dyqan dhe u zhduk/ Zbulohet mesazhi i gjimnazistit nga Klosi për babain

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me zhdukjen e gjimnazistit nga Klosi, Flogert Terziu.
Mësohet se Flogerti i ka dërguar një mesazh të atit duke i thene që mos ta kërkojnë.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës” thotë babai i të riut.

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

Flogert Terziu, gjimnazist në vitin e dytë në Klos është zhdukur dje pa asnjë gjurmë ndërsa ishte nisur për mësim. Familjarët kanë bërë denoncim në polici por nuk ka ende asnjë gjurmë nga Flogerti./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

LEXO EDHE:  Kush është i riu nga Tetova që u mbyt për të shpëtuar dy vajza në Vlorë/Si ndodhi tragjedia

LEXO EDHE:  Aktorja shqiptare ka një mesazh për kolegët që shajnë Teatrin Kombëtar: “Gjithmonë e sulmojnë, por..."

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Tragjike në Fier/I riu mbytet në liqen sapo hyn të lahet

LEXO EDHE:  Shokuese/ I riu përdhunon kushërirën e mitur

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Laçit ku automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Sipas policisë, e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE