LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-I dënuar me burgim të përjetshëm/ Ekstradohet nga Viena 43-vjeçari

15 Tetor 2019, 06:28, Kronika CNA
Foto-I dënuar me burgim të përjetshëm/ Ekstradohet nga Viena

Një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Viena drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e ?vjedhjes me pasojë vdekjen?.

Mësohet se nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale ?Vjedhja me pasojë vdekjen?, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

Lajmet e fundit nga