Connect with Us

Drejtori bën deklaratën e fortë/ Nga burgu porositen edhe vrasje

Kronika

Drejtori bën deklaratën e fortë/ Nga burgu porositen edhe vrasje

Publikuar

-

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka bërë një deklaratë të fortë teksa fliste për sigurinë në Burgje.

“ Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut. Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë”, tha Isamili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplaset motoçikleta me makinën në Shkodër/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Përplaset motoçikleta me makinën në shkodër/ Ndërrron jetë një person

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në lagjen “Liria”, në Shkodër.

Mësohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur viktimë shtetasi me iniciale E. L. 36 vjeç.

“Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

LEXO EDHE:  Lushnje, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

LEXO EDHE:  Video-Vrau babain/ Autori pritet me duartrokitje në Gjykatë

Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK zbulon skemën abuzive/ Vihen në pranga disa punonjës të ISHSH-së dhe Kujdesit Shëndetësor

Publikuar

-

Nga

SPAK zbulon skemën abusive/ Vihen në pranga disa punonjës të ISHSH-së dhe Kujdesit Shëndetësor

Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një sërë arrestimesh me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar( SPAK).

Mësohet se mes të arretsuarve janë disa inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) dhe Kujdesit Shëndetësor.

Konkretisht bëhet fjalë për 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë; tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme.

LEXO EDHE:  Ish gjyqtarë dhe prokurorë drejt burgut/ Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë

LEXO EDHE:  “Vrasësit po lirohen me dijeninë e Ramës”/ Kush është "bosi i krimit" që përgatitet të dalë

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë lëshuar në mënyrë abuzive libreza për punësim. Dyshohet se zyrtarët merrnin edhe rryshfete nga subjektet tregtare që kapeshin me shkelje.

SPAK i ka filluar hetimet prej disa muajsh dhe gjithashtu po heton edhe disa përfaqësues të subjekteve të ndryshme tregtare, që dyshohet se përfitonin përmes kësaj skeme.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha jep detaje nga operacioni në Vlorë/ Zbulon sa ka shkuar çmimi për 1 kg kanabis

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha jep detaje nga operacioni në Vlorë/ Zbulon sa ka shkuar çmimi për 1 kg kanabis

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për gomonen që u kap sot në Vlorë, nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me atë italiane.

Hoxha tha se trafikantët e lëndëve narkotike kanë blerë skafe të fuqishme që është e vështirë të kapen. Sipas tij ata mund të kapen vetëm në rastet kur i mbaron karburanti ose kur ndalojnë për të shkarkuar mallin.

Gazetari ka treguar edhe çmimin e kanabisit, për të cilin tha se ka shkuar në 1000 euro kilogrami.

“Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria nuk është ndërprerë ndonjëherë. Ai ka një luhatje si kurba e Covid-it. Gomonet që përdoren sot janë shumë të fuqishme, të cilat mund t’i kapësh vetëm nëse i mbarohet karburanti, ose në zbarkim të lëndës narkotike, pasi janë shumë të shpejta. Rasti i Met Kananit është ekzemplar, u kap banda, por nuk u kap kurrë as skafi dhe as skafisti.Këta njerëz merren me atë punë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Lirohet pa vendim gjykate i dënuari me 20 vjet burg

LEXO EDHE:  Atentati në Shkozet/ Gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Grupet kriminale kanë një aftësi të madhe financiare dhe financojnë për të blerë skafe të fuqishme. Operacioni i sotëm i zhvilluar ditën në një kohë të mirë dhe prapë nuk u kap ngarkesa dhe as skafistët. I gjithë operacioni në fund u gjet vetëm skafi i braktisur. Ende nuk dihet tashmë nëse ka pasur ngarkesa. Deri tani kemi vetëm një mjet që është humbje minimale për ata.Rasti i sotëm u bë i bujshëm sepse italianët hynë në lojë. 1 Kg kanabis në Shqipëri ka shkuar 1000 euro”, tha Artan Hoxha në Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE