Connect with Us

Ditë e ngarkuar për Bashën/ Kë pritet të takojë kryedemokrati

Politikë

Ditë e ngarkuar për Bashën/ Kë pritet të takojë kryedemokrati

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të zhvillojë sot dy takime të rëndësishme.
Mesditën e sotme, Basha do të takojë kryetaren e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover.

Gjithashtu mësohet se pasdite në orën 17:00 Basha pritet të zhvillojë takim me kryeministrin italian Giuseppe Conte./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit”/ Ruçi jep mesazhin para studentëve

Publikuar

-

Nga

“Po e nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit”, kështu është shprehur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë ceremonisë së studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Ndërsa ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ky fakultet për Reformën në Drejtësi, Ruçi i ka cilësuar ata si rregullatorët e qytetërimit, duke shtuar se tashmë është koha e tyre.

LEXO EDHE:  Policia e Fierit mohon akuzat e kreut të PD

LEXO EDHE:  Basha ndryshon mendje për Reformën Zgjedhore

“Mirënjohje Fakultetit  të Drejtësisë për reformën. Po e nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit. Askush mbi ligjin, askush i nëpërkëmbur prej ligjit. Juristët janë reparti i këmbësorisë i zbatimit të Kushtetutës. Koha jonë është koha e juristëve. Juristët janë rregullatorët e qytetërimit”, tha ndër të tjera Ruçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do shkulim trarët vënë biznesit”/ Basha bën premtimin: Ja zgjidhja për eleminimin e korrupsionit

Publikuar

-

Nga

“Do të shkulim trarët e korrupsionit që kjo qeveri ka vënë biznesit”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ,  gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Fierit.

Ndërsa shprehet se dy janë mënyrat: “Të paguash për të qëndruar në rregull me ligjin ose ryshfeti”, Basha ka treguar edhe rrugën që duhet të ndiqet për eleminimin e dorës së korrupsionit që kontrollon “trarët”.

“Si do t’i eliminojmë këto trarë?!Duke eliminuar mbi 2/3 e rregullave që kanë vendosur për leje, për tarifa, për licenca, për pagesa shfrytëzimi, për shkolla, etj, duke i eliminuar. Nëse nuk ka trarë atëherë nuk do të ketë as dorë tek trau për të vendosur gjobën”, ka deklaruar ndër të tjera kreu i demokratëve.

“Thelbi i korrupsionit në raportet midis qeverive dhe biznesit qoftë ky i vogël apo i madh është prania e trarëve; trarëve të dukshëm dhe të padukshëm. Ku ka tra, ka edhe tarifë, ka edhe gjobë. Sa më shumë trarë aq më shumë gjoba. Trau vendoset pikërisht për t’i lënë dorë të lirë atij që ka dorën tek trau ta ngrejë apo ta ulë sipas qejfit dhe jo sipas ligjit. Prandaj kjo qeveri ka shtuar trarë me dhjetëra, me qindra trarë për biznesin e vogël, për biznesin e madh; në formën e lejeve, në formën e licencave, të tarifave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews për zgjedhjet në PD/Qytetarët: Gara false e Bashës

LEXO EDHE:  “Hetimi është shpikje amerikane”/ Rusia mbron Lulzim Bashën

Ke dy mënyra; ose t’i paguash për të qenë në rregull me ligjin dhe pasi ti kesh paguar të gjitha të mos ngelet asnjë lekë. Ose të paguash ryshfete, sa herë të shkosh tek trau të thotë ai “Mos paguaj 5 mijë, por me jep mua 3 mijë”. Prandaj hapi jonë kryesorë do të jetë eliminimi i këtyre trarëve. Si do t’i eliminojmë këto trarë?! Duke eliminuar mbi 2/3 e rregullave që kanë vendosur për leje, për tarifa, për licenca, për pagesa shfrytëzimi, për shkolla, etj, duke i eliminuar. Nëse nuk ka trarë atëherë nuk do të ketë as dorë tek trau për të vendosur gjobën. Ky do të jetë edhe ndryshimi ma i madh në raport me realitetin e sotëm, më pak taksidarë, më pak rregulla, rregulla të thjeshta, të qarta, taksa të ulëta, taksa të sheshta, të pagueshme, ku gjithsecili të paguajë më pak dhe të ardhurat të mblidhen që të kryhen investimet e duhura të qeverisë”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pesë hapat tanë për biznesin e vogël”/ Pas premtimeve, Basha zbulon planin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga qyteti i Fierit ka shpalosur programin e partisë së tij për biznesin e vogël. Programi, i cili sipas Bashës do të jetë i ndarë në 5 hapa, përfshinë në brendësi të tij jo vetëm detaje për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, por edhe për konsumatorët.

“Ky është boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së. Këtu në Fier e kam shpallur para disa vitesh platformën tonë për biznesin e vogël që është tërësisht e plotësuar në çdo element të tij. dhe dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:

Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH.

Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël.

LEXO EDHE:  “Hetimi është shpikje amerikane”/ Rusia mbron Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 73 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme   

Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli.

Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike. Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan.

Prandaj hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantit, 240 lekë/litër që u shtuan në 2014 dhe 2015 dhe e ka bërë shqiptarin të paguajë naftë dhe benzinë më të shtrenjtin në rajon, si dhe prezantimi i fashës për biznesin e vogël dhe prodhues. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori.

Së pesti, ka të bëjë me xhiron, do të përkthehet në rritjen e fuqisë blerëse, vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 euros”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE