LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa ditë larg vendimit për negociatat/ Rama tregon synimin e përpjekjeve të fundit

15 Tetor 2019, 11:41, Politikë CNA
Disa ditë larg vendimit për negociatat/ Rama tregon synimin e

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me vendimin e BE për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe sipas tij shumica e vendeve duan hapjen e tyre.

Sipas Ramës fjala e fundit nuk është thënë ende dhe mbetet për minutën e fundit.
?Përpjekjet e fundit synojnë të përputhin qendrimet e të dyja anëve mes Gjermanisë e Francës që janë kyç. Vendimet merrem me konsensus, nuk e di sesi do të përfundojë kjo në datën 18 tetor.
Di që përtej të gjitha spekulimeve, vendimmarja e 18 tetorit nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë apo s? kemi bërë ne.

Vendimarrja ka të bëjë me çfarë duan apo nuk duan ata dhe sa do të arrijnë mes tyre të dakordësohen. Ne kemi arritur të bëjmë më shumë sesa detyrat e shtepisë?, tha Rama në një video mesazh./CNA.al

Lajmet e fundit nga