Connect with Us

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Remonti i OST/ Mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për stakimin e energjisë gjatë ditës së nesërme në Tiranë.

Sipas njoftimit të OSHE, ndërprerja e energjisë do të bëhët për shkak të remontit të OST.

“Për shkak të remontit të OST në linjën 110kV L110-4/3 Elbasan 220kV – Ibë, në datën 20 shkurt gjatë intervalit kohor 08;00-16:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë
Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), zona e Krrabës, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh”, thuhet në njoftimin e OSHEE./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dielli i lë radhën shiut/ Surprizat e motit për nesër

Publikuar

-

Nga

Nisur nga orët e pasdites por, kryesisht ato të mbrëmjes moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimish me itensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.
Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Ndroq/ 140 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manasatirliu kanë parë nga afër rehabilitimin e plotë të qendrës shëndetësore Ndroq, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Kjo qendër do t’i shërbejë me standarte bashkëkohore 10 mijë banorëve të Ndroqit dhe është qendra e 40 që rehabilitohet në qarkun e Tiranës në dy vite.

“Janë 180 qendra shëndetësore dhe ambulanca që u rehabilituan me standarde në këto dy vite, falë programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do t’i nënshtrohen rehabilitimit në vitin 2020”, tha Manastirliu.

Në qendrën shëndetësore të Ndroqit kanë qenë të pranishëm edhe një grup mjekësh të sapopunësuar në Ndroq dhe në qendrat e tjera shëndetësore të Tiranës, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

“Nuk e mendoja që pas diplomimit, menjëherë do të mund të punësohesha, aq më tepër në Tiranë. Procesi ishte shumë transparent”, u shpreh një nga mjeket e reja.

Vetëm për muajin Janar dhe Shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore, duke përfshirë edhe mjekët specialistë që janë emëruar sipas kontratës me MSHMS në spitalet rajonale, aty ku ishin nevojat për mjekë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Ndroqit, se, me revolucionin digjital, janë më shumë se 59 mijë qytetarë që vetëm nga Janari e deri tani, nuk kanë patur nevojë të paraqiten në sportele për të rinovuar kartën e shëndetit.

LEXO TE PLOTE