Connect with Us

Berisha mesazh për 75 vjetorin e lindjes/ Po udhëtoj në vjeshtën e jetës sime

Politikë

Berisha mesazh për 75 vjetorin e lindjes/ Po udhëtoj në vjeshtën e jetës sime

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 75 vjetorin.
Në këtë ditë të veçantë për të, Berisha shpreh mirënjohje ndaj familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për dashurinë dhe sakrificat që kanë dëshmuar ndaj tij.

Mes të tjera Berisha shprehet se këtë dekadë ka pasur kënaqësi dhe privilegj të veçantë të udhëtojë në vjeshtën e jetës së tij.

“Sot 75 vjeç!
Miq, sot 75 vjeç!
E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptar dhe të huaj, bashkëpuntorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqesinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia me të guximshme.

Ndjehem pafundësisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre!
Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtoj në vjeshtën e jetës sime. Falenderoj Zotin që me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshte të bukur si një pranvere të dyte për mua”, shkruan Berisha./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  LSI, 8 vjet në pushtet, partia më e korruptuar dhe sekti më hajdut

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko: Disa media përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim

Publikuar

-

Nga

Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa aludime filluar ne media nga gazeta Koha Jonë lidhur me marrdhenien e saj me ambasadorin e Luigi Soreca, përfaqësues i BE në Tiranë

Në  Twitter Kuko shkruan “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkon referendum/ Koçi: “Presidenti, i menderosur!”

Publikuar

-

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,  i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa komentoi qëndrimin e presidentit Meta ndaj ambasadorëve, tha se ky i fundit u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

“Mua Presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.

LEXO EDHE:  Kosova humb 8200 hektarë tokë nga Demarkacioni/ Berisha: Nuk e besoj…

Ishte leximi i një komunikate në një miting.  Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.

Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.

Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE