LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të dorëhiqet Rama pas “jo-s” së BE-së?

15 Tetor 2019, 16:34, Politikë CNA
A do të dorëhiqet Rama pas “jo-s” së BE-së?

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në studion e Fax News, duke folur për përgjegjësitë e qeverisë në çështjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka treguar edhe nëse do të tërhiqet apo jo Rama nga posti kryeministror në rast të një ?Jo-je? nga BE.

Teksa rithekson edhe njëherë se përgjegjësia për një ?jo? nuk është e kryeministrit Rama, por e reformimit të brendshëm dhe problematikave që ka Europa, sipas Gjebres përgjegjësia për negociatat nuk është vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës.

?Ne e kemi përsëritur dhe e përsërisim?, gjithonë dansi luhet nga 2 persona, kështu që në qoftë se ne nuk kemi pjesën tjetër ne nuk mund të veprojmë të vetëm.

Ne kemi inkurajuar të gjithë ata opozitar që qëndruan në parlament.

Po ashtu, i kemi ofruar tryezën e bisedimeve opozitës, por s?mund të presim sa ata të vendosin. Ne duhet të vijojmë, të ecim para me reformat. Përgjegjësinë e kemi me qytetarët dhe do të vijojmë punënë.

Në një ?jo? për Shqipërinë, e theksova edhe më herët, si dhe është thënë qartë edhe nga eksponentët e BE-së që mund të ndikoj reformimi i brendshëm i unionit. E ka përmendur edhe Macron që BE do të vijoi me reformat, rikonstruktimin e brendshëm dhe pastaj do të shikojë zgjerimin e jashtëm.

Nëse Shqipëria merr një ?jo? ky nuk është për faji të Shqipërisë, por BE-së.

Ne e kemi bërë punën tonë,  i kemi bërë detyrat e shtëpisë, dhe Komisioni Europian e ka treguar këtë përmes raporteve. Të shpresojmë që Këshilli i Europës të na jap një ?po?.?, është shprehur ndër të tjera Gjebrea./ CNA.al

Lajmet e fundit nga