Connect with Us

25 vite në mjekësi, 30 vite në politikë/ Sali Berisha, politikani i shkëlqyer, që preku fundin dhe majat  

Politikë

25 vite në mjekësi, 30 vite në politikë/ Sali Berisha, politikani i shkëlqyer, që preku fundin dhe majat  

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston 75-vjetorin e tij.Me një karrierë të spikatur në politikë dhe në shëndetësi. E ndarë në dy faza, pra të demokracisë dhe atë të ish-sistemit diktatorial, Sali Berisha është një nga njerëzit që ka lënë gjurmë të forta në historinë e Shqipërisë. Jo vetëm në atë politike, por edhe atë të shëndetësisë.

Berisha është një personalitet i nderuar dhe mjaft i respektuar në fushën e hemodinamikës, ku edhe ka punuar për shumë vite. Më pas në vitet ’90 i bashkohet Lëvizjes studentore dhe sot pas 30 vitesh është një nga zërat dhe faktorët më të fortë të politikës në vend.

          Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko

Megjithëse pretendohet se ai është tërhequr, 75-vjeçari nga Tropoja, Sali Berisha është një nga “ujqërit” e politikës, që shihet se qëndron pas drejtimit të sotëm të opozitës. Njuë nga mendjet më të forta politike në Shqipëri dhe një nga personalitet e forta të saj.

Historia do ta gjykojë për shumë gjëra Sali Berishës, pozitivisht apo negativisht. Pesë vjet president. tetë vite kryeministër i vendit. Më jetëgjati nga të gjithë. Në politikë prej 30 vitesh i palëvizur. Njeriu që ka provuar gjithçka, majat dhe fundin.

Sali Berisha u zgjodh president në ’92, humbi zgjedhjet lokale më pas. Fitoi në ‘96 në një process të kontestuar. Më pas ishin Piramidat që dogjën Shqipërinë. E futën “në varr” të gjallë. Doli si Anteu, u ngrit dhe fitoi, pas një bashkimi të gjërë opozitarësh në 2005.

Qeverisi katër vite dhe në 2009, u detyrua të bashkohej me LSI-në, pasi qeveria e atëhershme e demokratëve atëherë e vetme mundi të sigurojë vetëm 70 mandate.

LEXO EDHE:  Greta Koçi: Ja pse zgjodha Partinë Demokratike

Nga viti 2013 është në opozitë. Berisha u largua nga pushteti, pas një koalicioni të gjërë të së majtës ku shumë element të botës së krimit u bashkuan për të rrëzuar ish-themeluesin e Partisë Demokratike.

Shpesh shquhet si njeri i Ramiz Alisë, i dërguar prej tij. Të tjerë pretendojnë se ai është ikona e demokracisë. Një nga kockat më të forta të Partisë Demokratike, megjithëse një ish-komunist dhe ish-sekretar partie, i sprovuar në sistem.

Berisha ngelet një nga figurat më të rëndësishme politike, më me vlerë për shumë njerëz.

Sot ai feston 75-vjetorin, nga të cilat 30 vite i ka në politikë dhe gati më shumë se 25 vite i ka në mjekësi.

               Sali Berisha, George W. Bush

Ai do të jetë një nga emrat që do të ngelet si një mjek brilant, por edhe një politikan i shkëlqyer, me dështime të mëdha. Me gabime, ndoshta edhe nga më fatalet, që i kanë dhënë vendit jo pak kosto.

Gjithësesi, Berisha ka ecur mes shumë rrugëve të sigurta, thikave pas shpine, tradhëtive. Duke drejtuar një vend të vogël, i cili hyri në rrugën e madhe të ecjes drejt Perëndimit, por që gjithmonë pati probleme dhe pengesa. Berisha këtë e di më mirë se askush tjetër. E ka prekur në çdo çast.

Tani Doktori, në ditëlindjen e tij të 75-të vazhdon të jetë pa asnjë diksutim ikona e politikës shqiptare. Çdo gjykim tjetër le t;ia lëmë historisë.

Stafi i CNA.al i uron Doktor Berishës edhe 100 vite të tjera, por nuk besojmë se do t’i kalonte dot pa politikë. Megjithëse do ti uronim, se do ti duheshin pak vite qetësi edhe pa politikë. Jo vetëm për të, por edhe për Shqipërinë. Urime Doktor./ CNA.al

Biografia dhe jeta politike e Sali Berishës: 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka nxjerrë detaje rreth takimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, në takimin e Bashës me Metën nuk është diskutuar fare për protestën, por i kishte lënë porosi t’i përcillte informacionet e grushtit të shtetit aleatëve.

Ndoka theksoi se në 2 mars do të dalë në shesh të protestojë si qytetar, pasi mbështet kazën e Presidentit.

“Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashën me të gjitha etapat për grusht shteti dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës, por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  Kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë, por ka thirrur një tubim për besëlidhje”, u shpreh ai në “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kanë bukë të hanë”/ Dashamir Shehi tregon pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

kreu i lzhk dashamir shehi ne emision

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është një proces normal, por një fenomen struktural.

Shehi tha se shqiptarët largohen pasi nuk kanë bukë të hanë.

“Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit. Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative. Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojnë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”., u shpreh ai në emisionin Opinion.

Lreu i LZHK-së theksoi se punëdhënësit më të mëdhenj vijnë nga shtetet e huaja dhe i paguajnë shqiptarët më pak se në vendin e tyre, duke marrë këtu si shembull call centerat.

LEXO EDHE:  Video- Veliaj vë në rrezik jetën e qytetarëve/ Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

LEXO EDHE:  Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD

“Call Centeri spostohet nga Italia se në Romë i kërkojnë 850 euro mesatarisht rrogën dhe nuk u leverdis, prandaj kanë ardhur në Shqipëri. Mirë kanë bërë që kanë ardhur. Këtu rroga mesatare rrotullohet 300-400 euro dhe mbijetojnë ata. Skllavëri është edhe ajo. Fasoneria janë në limit e fundit, atëherë kjo ekonomi duhet të azhurnohet dhe do të mbajë punëtorët e kualifikuar, pjesa tjetër do mbyllen do i nënshtrohet rregullave normale të kapitalizmit. Pastaj këto do të spostohen në vende të tjera në Pakistane”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta synon ti bëjë puç shteti Bashës”/ Spiropali zbulon “qëllimin” e presidentit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk është kursyer aspak ndaj presidentit, Ilir Meta, dhe zëdhënësit të këtij të fundit, Tedi Blushit, lidhur me sulmet e tyre.

Spiropali deklaroi se ato nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje dhe që respekton traditën, ndërsa i quajti halabakë Metën dhe Blushin.

“Replikat janë për të qeshur. Patjetër ndaj meje, ndaj ministrit të brendshëm, ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Saga e reagimeve vijon. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që Meta do të goditasë në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës. Dhe në të gjitha deklaratat e mia nuk ka asgjë personale, s’kam asgjë me Presidentin Meta, as më ka lidhur as do më lidhë shpresoj. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”.

LEXO EDHE:  Ish zv. kryeministri Ilir Rusmali/ Nuk ka krisje mes Bashës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Video- Veliaj vë në rrezik jetën e qytetarëve/ Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Socialistja tha se nuk habitet nga reagimet e Kreut të Shtetit, për të cilin tha se ka dalë nga binarët tani që po ngrihet SPAK dhe BKH.

“Nuk e dimë arsyen se pse Presidenti përdor këtë gjuhë. Kushtetuta e thotë qartë që ne jemi republikë parlamentare. Republikën parlamentare ne do e mbrojmë me çdo mënyrë. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave. Ka zgjedhur pikërisht 2 marsin për të zgjedhur njerëzit në një protestë të dhunshme”, vijoi më tej ministrja.

Sipas Spiropalit, protesta që Meta ka paralajmëruar në 2 mars, po zhvillohet për t’i bërë puç shteti kreut të opozitës Lulzim Bashës.

“Kjo protestë vjen në një moment kur po goditet krimi. Protesta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Meta synon ti bëjë puç shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar. Ai po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë sic thoshte sot Kreu i Shtetit”, u shpreh Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE