LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista/ Nuk paguajnë dot mallrat që blejnë

15 Tetor 2019, 06:35, Sociale CNA
19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista/ Nuk paguajnë dot mallrat

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të ashtuquajturat lista në dyqane, ku familjet konsumojnë mallra pa mundur t?i paguajnë në kohë.

Një anketë e Bankës së Shqipërisë tek 2010 familje të shtrira në të gjithë vendin ka evidentuar se 24 për qind e familjeve kanë një ose më shumë se hua për shlyer. Ndërsa 19 për qind e familjeve borxhlie kanë deklaruar se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës disponojnë fletoren e listës ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ?mall i papaguar? (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.

Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ?kredisë nga institucione financiare?, ku 32% e rasteve janë në trajtë ?kredie? dhe 5% janë në trajtë ?kartash krediti dhe overdraft?. Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ?parasë në dorë?, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ?mall i papaguar? (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit

Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale ( si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ?bankat? dhe ?institucionet financiare jobankare?.

Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit të saj rezulton se rreth 37% e saj është përdorur për ?blerjen/riparimin e një prone?, 31% për ?zhvillimin e një biznesi? dhe 13% është përdorur me qëllim ?konsumi?./ Monitor

Lajmet e fundit nga