LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

14 Tetor 2019, 19:50, Politikë CNA
Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

Lajmet e fundit nga