LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

14 Tetor 2019, 15:36, Sociale CNA
Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

AKEP ka vendosur të hënën datë 14 tetor 2019 pajisjen me Autorizim Individual të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, për kërkim, matje dhe provë. Vodafone Albania sh.a në aplikimin e tij kërkon caktimin e ketyre frekuencave për kërkim, matje dhe provë, me synimin e testimit të këtij brezi frekuencash, konkretisht:  ? testim i teknologjisë 5G Neë Radio, testim i konceptit Massive MIMO dhe testim i Shpejtësive Maksimale me Carrier Aggregation LTE+ 5G Neë Radio.  ? Testim i latency

Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, në datën 30.09.2019 kishte paraqitur në modulin e aplikimeve online të AKEP tre aplikime për caktim dhe përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për tre stacione, për kërkim, matje dhe provë. Aplikimet janë riparaqitur të saktësuara në datën 07.10.2019 me nr. reference AKEP-2019-SKP-000022, AKEP-2019-SKP-000023 dhe AKEP-2019-SKP-000024, dhe janë protokolluar në AKEP me nr. 2142 prot. datë 07.10.2019.

Pas shqyrtimit paraprak të aplikimit të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për qëllime studimi, kërkimi, provë dhe eksperimentimi, për 3 (tre) stacione, për një periudhë 60 ditore, konstatohet se ato janë paraqitur në formën e kërkuar të përcaktuar sipas Rregullores nr. 30 datë 05.12.2013 ?Për dhënien e Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave?. Përmbajtja e aplikimit për frekuencat e kërkuara, është në përputhje me përcaktimet e Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 277 datë 29.3.2017.

Sipas vendimit, AKEP ka pajisë sipërmarrësin Vodafone Albania sh.a me Autorizim Individual për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, sasi spektri 100 MHz i paçiftuar, ndarja 3600-3700 MHz, për kërkim, matje dhe provë, sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi. Afati për përdorimin e këtyre frekuencave nga sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a është deri në datën 14.12.2019. Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, me mbarimin e afatit të vlefshmërisë, duhet të njoftojë AKEP për përfundimin e përdorimit të këtyre frekuencave./Monitor

Lajmet e fundit nga