Connect with Us

Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Halit Valteri tërheq firmën

Politikë

Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Halit Valteri tërheq firmën

Publikuar

-

Deputeti i grupit Parlamentar Halit Valteri, është tërhequr nga firma e tij për shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Me anë të një dokumenti të publikuar  në rrjetet sociale Valteri i drejtohet Kryetarit të Kuvendit duke thënë se tërhiqet nga firma e tij dhe nëse ndodh që Rudina Hajdari zëvendësohet me Korab Litën ai do të largohet së bashku me disa deputetë të tjerë të grupit Demokrat, kështu sipas tij grupi do të shkrihej.

Postimi i plotë i Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

LEXO EDHE:  Heshtin Rama-Meta/Peleshi: Pse Manjani nuk mund të ishte më pjesë e qeverisë

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka nxjerrë detaje rreth takimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, në takimin e Bashës me Metën nuk është diskutuar fare për protestën, por i kishte lënë porosi t’i përcillte informacionet e grushtit të shtetit aleatëve.

Ndoka theksoi se në 2 mars do të dalë në shesh të protestojë si qytetar, pasi mbështet kazën e Presidentit.

“Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashën me të gjitha etapat për grusht shteti dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës, por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  Kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë, por ka thirrur një tubim për besëlidhje”, u shpreh ai në “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kanë bukë të hanë”/ Dashamir Shehi tregon pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

kreu i lzhk dashamir shehi ne emision

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është një proces normal, por një fenomen struktural.

Shehi tha se shqiptarët largohen pasi nuk kanë bukë të hanë.

“Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit. Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative. Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojnë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”., u shpreh ai në emisionin Opinion.

Lreu i LZHK-së theksoi se punëdhënësit më të mëdhenj vijnë nga shtetet e huaja dhe i paguajnë shqiptarët më pak se në vendin e tyre, duke marrë këtu si shembull call centerat.

LEXO EDHE:  Shkarkimi nga posti i ministrit/ Bushati zbulon prapaskenat  

LEXO EDHE:  E shkarkoi nga detyra/ Ylli Muho "shpërthen" ndaj Zamira Ramit: E pavlerë!

“Call Centeri spostohet nga Italia se në Romë i kërkojnë 850 euro mesatarisht rrogën dhe nuk u leverdis, prandaj kanë ardhur në Shqipëri. Mirë kanë bërë që kanë ardhur. Këtu rroga mesatare rrotullohet 300-400 euro dhe mbijetojnë ata. Skllavëri është edhe ajo. Fasoneria janë në limit e fundit, atëherë kjo ekonomi duhet të azhurnohet dhe do të mbajë punëtorët e kualifikuar, pjesa tjetër do mbyllen do i nënshtrohet rregullave normale të kapitalizmit. Pastaj këto do të spostohen në vende të tjera në Pakistane”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta synon ti bëjë puç shteti Bashës”/ Spiropali zbulon “qëllimin” e presidentit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk është kursyer aspak ndaj presidentit, Ilir Meta, dhe zëdhënësit të këtij të fundit, Tedi Blushit, lidhur me sulmet e tyre.

Spiropali deklaroi se ato nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje dhe që respekton traditën, ndërsa i quajti halabakë Metën dhe Blushin.

“Replikat janë për të qeshur. Patjetër ndaj meje, ndaj ministrit të brendshëm, ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Saga e reagimeve vijon. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që Meta do të goditasë në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës. Dhe në të gjitha deklaratat e mia nuk ka asgjë personale, s’kam asgjë me Presidentin Meta, as më ka lidhur as do më lidhë shpresoj. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”.

LEXO EDHE:  Shkarkimi nga posti i ministrit/ Bushati zbulon prapaskenat  

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse Tramp i mbijeton nismës së shkarkimit nga demokratët?

Socialistja tha se nuk habitet nga reagimet e Kreut të Shtetit, për të cilin tha se ka dalë nga binarët tani që po ngrihet SPAK dhe BKH.

“Nuk e dimë arsyen se pse Presidenti përdor këtë gjuhë. Kushtetuta e thotë qartë që ne jemi republikë parlamentare. Republikën parlamentare ne do e mbrojmë me çdo mënyrë. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave. Ka zgjedhur pikërisht 2 marsin për të zgjedhur njerëzit në një protestë të dhunshme”, vijoi më tej ministrja.

Sipas Spiropalit, protesta që Meta ka paralajmëruar në 2 mars, po zhvillohet për t’i bërë puç shteti kreut të opozitës Lulzim Bashës.

“Kjo protestë vjen në një moment kur po goditet krimi. Protesta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Meta synon ti bëjë puç shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar. Ai po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë sic thoshte sot Kreu i Shtetit”, u shpreh Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE