Connect with Us

Shiste kokainë/ Arrestohet 24 vjeçari shkodran

Kronika

Shiste kokainë/ Arrestohet 24 vjeçari shkodran

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Club” duke vënë në pranga një 24-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R. 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Nga veprimet e kryera janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.

Vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha paralajmëron kolaps në drejtësi

Publikuar

-

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Opinion”, ku po komentohen përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, ka paralajmëruar kolaps me sistemin e drejtësisë.

Sipas Hoxhës, më këtë ritëm, Shqipëria nuk do të ketë Gjykatë Kushtetuese për të paktën edhe një vit.

“Me këtë ritëm Gjykata Kushtetuese  me 6 anëtarë, bëhet gati vetëm në Krishtlindjet e tjera. Kështu që do jemi të paktën edhe një vit pa Gjykatë. A do pranojë Presidenti që SPAK-u të filloj me 8 kandidatë?”, theksoi Hoxha më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shkarkua nga KPA/ Klodiana Lala zbardh lidhjet e Besnik Muçit me biznesmenin e inkriminuar

Publikuar

-

klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka zbuluar një fakt të ri, lidhur mbi rrëzimin e vërtet të besnik Muçit nga KPA.

Ajo tha se shkaku i vërtet i shkarkimit nuk kanë qenë shumat e parave të pajustifikuara por lidhjet me me një biznesmen të inkrimunur, emrin e të cilit ajo refozoi t apërmendë për shkak të ligjit.

“Bëhej fjalë për një shumë 21 mije euro. Zoti Muçi kishte blerë shtëpi nga ky biznesmen.

LEXO EDHE:  Triumfi i humbësave!

Shkalla e dytë e vettingut, ka vërtetuar se ka patur marrëdhënie me një biznesmen të inkrimunuar.

Zoti Muçi tha se kam rënë në dijeni që personi në fjalë është një nga taksapaguesit  më të mëdhenj të Bashkisë së Tiranës. Në momentin që kam rënë në dijeni të këtij fakti e kam deklaruar, por ky deklarim nuk u mor parasysh nga KPA.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabisnin vilat e italianëve/ Pranga tre të rinjëve shqiptarë

Publikuar

-

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Të arrestuarit e moshave, 24, 30 dhe 33 vjeç, kishin shënjestër vilat e personave të pasur ku vidhinin sasira të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë.

Një njërën prej grabitjeve ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Shkodrën/ Ekzekutohet një person

Të tre grabitësit u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE