LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen fuqishëm studentët/ Çfarë paralajmëruan në ditën e parë të vitit të ri akademik

14 Tetor 2019, 15:45, Politikë CNA
Rikthehen fuqishëm studentët/ Çfarë paralajmëruan

Fillimi i vitit të ri akademik ka nisur me protesta nga ana e studentëve, të cilët të ndodhur edhe njëherë përballë kushteve të paplotësuara janë rikthyer sërish në gatishmëri për të mbrojtur të drejtat e tyre. Të shumtë në numër, disa muaj pas protestës tyre të fundit, ata do të thyenin më në fund heshtjen, duke u mbledhur paraditen e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, për t’iu kërkuar llogari qeveritarve për premtimet e pambajtura.

Me banderola në duar dhe shkrime grafiti në mure që thonë: “Duam kushte, duam dije dhe jo pallavra qeverie”, edhe njëherë ata kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar fuqishëm protestat nëse qeveria nuk plotëson nevojat e tyre.

Duke ditur që beteja e tyre nuk do të jetë e lehtë, studentët kanë kërkuar edhe njëherë solidarizimin e pjesës tjetër studentore apo edhe të qytetarëve që t’i bashkohen nismës së tyre.

Nëpër muret e universiteteve ata kanë shkruar me bojë shkrime të ndryshme kundër Ministrisë së Arsimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga