LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

14 Tetor 2019, 08:15, Vetingu CNA
Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t?i nënshtrohet ?filtrit? të Vettingut.

Trupa Gjykuese e cila do të bëjë rivlerësimin e Hajdarmatajt, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

LDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se Hajdarmataj ka deklarime të sakte, burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Ndërsa KPK është shprehur se pas hetimeve ka figuruar se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, një me 5 milionë dhe një tjetër me vlerë 1 milionë. Sipas KPK këto llogari e kanë burimin nga kursimet e pagës prej vitit 1997 deri në vitin 2016, duke deklaruar se deklarimet e tij përputhen.

Në llogari të Hajdarmataj janë edhe dy shuma parash , prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh  të dërguara nga i vëllai me banim në Angli. KPK deklaron se pas verifikimeve ka rezultuar se i vëllai figuron me punësim të ligjshëm në Angli duke i quajtur dhuratat të justifikuara.

Kujtojmë këtu se Hajdarmataj, është një ndër tre prokurorët që kohë më parë kërkuan arrestimin e sih-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda./ CNA.al

Skeda e pasurisë së deklaruar/ Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet të hënën me Vetingun

Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

Lajmet e fundit nga