Connect with Us

Përballet me vetingun/ Cili do të jetë fati i Besim Hajdarmataj-t?

Kronika

Përballet me vetingun/ Cili do të jetë fati i Besim Hajdarmataj-t?

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. KPK bëri me dije që në fillim të seancës së Hajdarmataj ishte hetuar në të tre kriteret.

Trupa gjykuese që hetoi çështjen kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia. Vëzhgues ndërkombëtar ishte Ferdinando Buatier.

Nga relatimi u bë e qartë se Hajdarmatajt nuk i ishin gjetur probleme në asnjë prej tre kritereve prej trupës gjykuese. Megjithatë, KPK njoftoi se kishte rihapur hetimet për të në muajin prill, pas mbërritjes së tre denoncimeve anonime. Relatorja tha se pas këtyre denoncimeve, Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës në lidhje me 4 çështje dhe kryesisht për vendimarrjen e tij si prokuror dhe si drejtues prokurorie.

Hajdamataj shpjegoi në seancë vendimarrjen e tij dhe tha se në tërësi pajtohej me gjetjet e hetimit, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Besim Hajdarmataj është ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës, të Kurbinit dhe Durrësit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

Hetimi i KPK

Relatimi i Zhegut për Hajdarmatajn ishte i shkurtër. Ajo vuri në dukje se pasuritë e prokurorit, tre llogari bankare gjithsej ishin provuar të ligjshme. Sipas Zhegut, ishin verifikuar dy llogari kursimesh me vlerë 5 milionë dhe 1 milion lekë, që ishin deklaruar si kursime dhe që ishte provuar të vinin nga burime të ligjshme.

Po ashtu, ajo tha se ishte verifikuar llogaria e pagës dhe një shumë cash prej 500 mijë lekësh. Relatorja tha se ishin kërkuar prova për dy dhurata nga vëllai në shumat 6 mijë euro dhe 4 mijë paund dhe se kishte rezultuar që vëllai i prokurorit të kishte pasur burim të ligjshëm të ardhurash. Relatorja tha se nga analiza financiare kishte rezultuar një bilanc pozitiv.

Ajo po ashtu vuri në dukje se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e kishte cilësuar Hajdarmatën të përshtatshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme e kishte vlerësuar atë shumë mirë.

Po ashtu, Zhegu tha se ishin verifikuar 11 denoncime ndaj prokurorit dhe tre denoncime të publikuara në median online. Sipas KPK-së, nga hetimi mbi këto denoncime nuk u gjetën probleme.

Denoncimet anonime

Kur KPK dukej se kishte përfunduar hetimin dhe ishte bërë gati të thërriste Hajdarmatën në seancë në prill të këtij viti, pranë saj dhe pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u paraqitën tre denoncime të tjera.

Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-së ishin denoncime anonime, pretendon për kontakte të papërshtatshme të Hajdamatës me një person me inicialet M.L. Në denoncim bëhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, ndërkohë që akuzonte subjektin se kishte pushuar një hetim ndaj tij dhe kishte përdorur makinën e tij.

Në denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me një person me inicialet V.K, që po ashtu thuhej se ishte i rrezikshëm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe për trasferimin nga Prokuroria e Durrësit të një dosjeje me akuzë ndaj një gjyqtareje të Tiranës si dhe për trasferimin e një dosjeje për kapej e 12 tonëve drogë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Përmetit.

Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej për shpërdorim detyre në çështjen e njohur si “Dosja Babale” dhe për pasuri në emër të personave të tretë. KPK megjithatë doli në përfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precendë penal nuk qëndronin dhe po ashtu edhe dyshimet për pasuri të fshehur.

Relatorja tha në seancë se pasi ishin parë katër dosje për të cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmatës i kishte kaluar barra e provës në lidhje me hetimet e këtyre rasteve. Nga seanca dëgjimore rezultoi se bëhej fjalë për hetimin e një denoncimi nga Njësia e Monitorimit të  Basteve në vitin 2010, të cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.

Prokurori, i cili në fjalën e tij u përgjigj vetëm për këto çështje, sqaroi se i kishte rezultuar që Njësia në fjalë nuk kishte pasur urdhër inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime që ata nuk kishin qenë duke kryer detyrën publike. I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte hetuar në këtë drejtim, Hajdamataj tha se ishte e vërtetë që mund të ishin bërë veprime të tjera hetimore, por shtoi se në atë kohë kishte gjykuar vetëm mbi faktin.

Çështja tjetër për të cilën Hajdarmataj foli ishte trasferimi i një dosjeje me akuza ndaj një gjyqtareje të Tiranës nga Durrësi në Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiranës te ajo e Durrësit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit në atë të Elbasanit. Hajdarmataj tha se për çështjen ishte interesuar pasi të dy palët ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi që prokurori i çështjes mund të ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marrë vetëm mbi bazë të afërsisë territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte më afër Tiranës se Durrësi.

Dy çështjet e tjera për të cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës kishin të bënim me kohën që ai ishte drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në të dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet në fuqi.

Rasti i parë kishte të bënte me një dosje hetimore për kapjen e rreth 100 kg kanabis në Durrës. Dosja sipas prokurorit kishte qëndruar për tre vjet pa asnjë veprim. Ai pasi kishte kërkuar nga prokurori i çështjes të ndërmerrte veprime, ia kishte marrë dosjen dhe kishte caktuar atë dy prokurorëve të tjerë. Sipas Hajdarmatës, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u çua për gjykim.

Ai megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar se pse ndaj prokurorit që nuk kishte kryer veprime nuk ishin marrë masa.

Ndërkohë, në rastin e dytë ai u pyet se përse kishte “lejuar” trasferimi e një hetimi për 12 ton kanabis të kapur në Përmet  nga Krimet e Rënda në prokurorinë e Përmetit. Vëzhguesi Ferdinando Buatier i kërkoi Hajdarmatës mendimin e tij nëse çështja në fjalë, “me një prej sasive më të mëdha të drogës të kapur në Shqipëri”, duhej të ishte transferuar.

Por Hajdarmataj iu shmang këtij vlerësimi. Ai iu referua ligjit që sipas tij ia linte këtë përgjegjësi prokurorit të çështjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vetëm në momentin ku i është kërkuar nga prokurori transferimi i saj në Përmet dhe se në këtë moment, ai nuk kishte pasur mundësi të jepte këshilla për hetime të mëtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke thënë se në këtë rast ai nuk mund të ndërhynte në vendimin e prokurorit.

Këmbënguljes së vëzhguesit se pse nuk kishte këshillua hetime të tjera, Hajdarmataj iu përgjigj duke përsëritur qëndrimin e mëparshëm. Prokurori në fjalën e tij tha po ashtu se  “vlerësonte hetimin e thelluar” të KPK-së dhe se kërkonte konfirmimin në detyrë.

Vendimi për Hajdarmatajn do të shpallet më 16 tetor, ora 10:00./BIRN

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge/ Arrestohen 2 shqiptarë në Angli

Publikuar

-

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Angli janë arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Të arrestuarti janë Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç. Policia zbuloi se në banesën ku ata qëndronin, në Quinton, mbillej hashash. Në çdo dhomë kishte drogë, përpos njërës prej tyre shkruajnë mediat angleze.

LEXO EDHE:  Shpërthen deputeti Nard Ndoka/ O pika që nuk iu bie të gjithëve

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë në të gjithë shtëpinë, e cila nëse do të shitej shqiptarët do të fitonin 450 000 paund.

Dy shqiptarët kanë deklaruar se janë detyruar të merren me këtë aktivitet, pasi iu kishin borxh personave të tretë, të cilët i kishin ndihmuar për të shkuar në Angli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset nga kamioni/ Humb jetën një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti në Greqi.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët po udhëtonin me një makinë tip “Mercedez-Benz”, kur u përplasën nga një kamion në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.

Përplasja ishte fatale për shqiptarin 49-vjeçar që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.

LEXO EDHE:  Zbardhen statistikat e Vettingut/ Çdo muaj denoncohen 145 gjyqtarë dhe prokurorë

Ndërkaq, mësohet se policia ka arrestuar shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje fizike në Korçë/ Dy vëllezër bëjnë për spital 40-vjeçarin, i shkatërrojnë edhe makinën

Publikuar

-

Një sherr mes tre personave ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës, ku dy vëllezër kanë rrahuar një 40-vjeçar.

Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Benz” në pronësit të të plagosurit.

I palgosuri është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vetingu/ Dorëhiqen 30 policë

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE