LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nobel-i" në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër varfërisë globale

14 Tetor 2019, 16:11, Kosova & Bota CNA
"Nobel-i" në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi i Nobelit në ekonomi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.

Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin për këtë fushë, transmeton VOA.

Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende”, thanë anëtarët e akademisë.

Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.

Lajmet e fundit nga