LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një “vrasës” në krye të bashkisë së Tiranës/ Si u bë milioner kryebashkiaku që shiste fiq

14 Tetor 2019, 12:35, Politikë CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëpagëzuari me emrin Lali Eri duket se është nga ata politikanë në Shqipëri, historia e të cilit përngjason me atë të ?Hirushes?.

Nga një shitës i fiqve sikurse pretendon vetë, sot  Lali Eri mund të quhet kryebashkiaku milioner i Tiranës.

Erion Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës, prej vitit 2015, ku është përfshirë në jo pak skandale, por më e rënda nga të gjitha që do ti rëndojë në ndërgjegje Lali Erit (nëse e ka një të tillë), është vdekja tragjike e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Veliaj, një muaj para se të humbte jetën Ardit Gjoklaj e kishte shpallur vend të sigurtë impiantin e përpunimit të mbeturinave të Sharrës.

Por, pas vdekjes së 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi deri më sot. Ish-kreu i Porkurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, dyshohet se u kujdes që të amnistojë nga përgjegjësitë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kujtojmë këtu se në atë kohë Fusha u fotografua teksa drekonte me Erion Veliajn në një nga restorantet e Tiranës, takim pas të cilit firma ?Fusha? fitoi jo pak tendera nga Bashkia.

Por, vec mbytjes në skandale, duket se fati i ka buzëqeshur Lalit së tepërmit, po të analizosh shtimin e pasurisë së tij ndër vite.

Erion Veliaj pretendon se po ndryshon kryeqytetin, se është djali punëtor i Tiranës, por në fakt ka të drejtë deri diku. Veliaj në gati pesë vite kryetar bashkie ka punuar fort, por jo për Tiranën, por për të pasuruar xhepin e tij.

Në vitin 2013, Veliaj është pronar i një apartamenti 111 metër katror në Tiranë, me dy makina 23 mijë euro dhe 6 mijë euro, si dhe me 2 llogari bankare.

Në vitin 2014, Veliaj ka deklaruar pesë llogari bankare dhe të ardhurat e  bashkëshortes nga dhjetë burime, përfshirë këtu, edhe llogaritë bankare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lekë të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si ministër i Mirëqënies Sociale dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pasuria e deklaruar e Veliajt prej vitit 2013 deri në vitin 2017 (lexo këtu)

Por, prej vitit 2013 deri në vitin 2018, pasuria e Veliajt vetëm sa është shtuar.

CNA.al sjell më poshtë pasurinë e deklaruar të Erion Veliajt për vitin 2018.

Kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Erion Veliaj, pa llogaritur shpenzimet marramendëse të dasmës që zgjati një javë, me qindra të ftuar, të cilat nuk i ka deklaruar sepse pretendon se ia ka paguar mamaja.

Erion Veliaj deklaron llogari bankare në lekë, 2.028.049,39 lekë, (dy milion e njëzet e tetë e dyzet e nëntë, tridhjetë e nëntë lekë), shtuar me 856.000.73 lekë të ardhura nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjen jashtë shtetit për pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare.

Një tjetër llogari bankare në euro, shtuar me 9110.11 euro, nga të ardhurat nga paga, dieta, rimbursimi i biletave për udhëtime në takime ndërkombëtare si dhe shitja e një autoveture tip peugot, që në total shkon 10.135, 32 dhjetëmijë e njëqind e tridhjetë e pesë lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës Peugot, datë 19.12. 2017, një shumë prej 8 000 (tetë mijë) euro.

Llogari bankare në euro të siguruara nga paga, 5.304,41 lekë si dhe pesëmijë e treqind e tetë euro.

Veliaj deklaron edhe një llogari bankare në dollar, me të ardhura nga paga. Një shumë prej 8,302.10  (Tetëmijë e treqind e dy dollarë.)

Po ashtu Erion Veliaj deklaron të ardhurat neto nga paga si kryetar bashkie për vitin 2017,  një shumë prej 1.573.940 lekë (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tre e nëntë qind e dyzet lekë)

Ndërkohë, Veliaj deklaron edhe marrjen e një kredie në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 6.100.000,00 lekë me afat 180 muaj, e disbursuar më 31.08.2015 dhe përfundon në vitin 2030.

Shlyer në vitin 2017, shuma 720.769,26 lekë (shtetëqind e njëzet e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë lekë), ndërsa mbetur për të paguar 5.589.250,38 lekë, (pesëmilion e pesëqinde pesëdhjetë lekë).

Të ardhurat e deklaruara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Llogari bankare në euro dhe në lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit, 50,253,62 (pesëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tre euro) dhe 32.169.41 (tridhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë lekë).

Llogari bankare nga të ardhurat e punësimit, 5.497.03 (pesëmijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë euro) dhe 11.472.64 lekë, (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy lekë)

Llogari bankare në euro, 5.308.41 pesëmijë e treqind e 8 euro.

Llogari në euro 33.049.79 euro (tridhjetë e tre mijë e dyzet e nëntë euro) dhe 1.875.910.00 (njëmilion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë e nëntëqind e dhjetë lekë.)

Të ardhurat nga aktiviteti konsulencë ligjore në një biznes 5.706.013 pesëmilion e shtatëqind e gjashtë lekë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga