Connect with Us

Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Lajme

Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Publikuar

-

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në qendrën ku shërben imami dhe e pyeti atë rreth komunitetit mysliman shqiptar si dhe për rolin e tij të ri në policinë e Nju Jorkut.

Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut njihet për tolerancën fetare.

“Qendra jonë është një prej qendrave më me famë, jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut por besoj edhe në pjesën lindore të Amerikës, për aktivitetin ndërfetar, për marrëdhënie të mira me hebrejtë, me të krishterët dhe komunitetet e tjera.”

Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.

“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte patur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja.”

Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe zoti Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.

Dhe nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj.

“Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi.”

Kjo është një traditë e filluar që nga viti 1999 dhe u zgjerua katër vjet më vonë.

“Në aspektin ndërfetar, ne nuk thellohemi në atë se sa fetar je ti. Ne kemi parasysh se çfarë kontribuon për qytetin, na intereson lidhja e shëndoshë, marrëdhëniet e shëndosha njerëzore. …Por çështje tjetër që është prioritare në jetën time si person dhe si imam dhe tani si kapelan në policinë e Nju Jorkut, është të krijoj marrëdhënie ndërnjerëzore të shëndosha, me respekt reciprok, të respektohet kultura e secilit, të jemi të barabartë.”

Imami thotë se ka ofruar lutje fetare nëpër të gjitha sinagogat në Staten Island, edhe në sinagogat kryesore në qytetin e Nju Jorkut. Ai e vlerëson shumë respektin për besimin e tjetrit:

“Xhamia nuk është objekt fetar vetëm i myslimanëve. Xhamia është objekt ku njerëzit i luten Zotit… Respekti për besimin e tjetrit është fondamental në besimin islam… Në xhaminë tonë janë falur të krishterët, hebrejtë dhe njerëz të besimeve të tjera.”

“… Ne jemi mes themeluesve, që i kemi motivuar qendrat e tjera islame që të kenë besim reciprok me forcat ligjore. Kjo është forma se si mund ta luftosh besimin e devijuar dhe ideologjinë e gabuar që thirret në emër të Islamit por nuk ka të bëjë asgjë me Islamin.”

Radikalët, thotë imami, mund të funksionojnë vetëm në errësirë.

“Në policinë e Nju Jorkut, ne vetëm mundohemi që nëpërmjet besimit të lidhim marrëdhënien njerëzore… Unë kur falem, apo kur shkoj në kishë, bëj gjithë ato rituale. Por nëse këto rituale nuk reflektohen në humanizëm, ai besim është i shterpë.”

Imam Kukaj thotë se shqiptarët e Amerikës janë krenarë që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Ne si shqiptarë, në përgjithësi jemi krenarë më shumë se çdo komunitet tjetër, duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes popullit shqiptar dhe SHBA, qysh nga Wilsoni. Ne e kemi parasysh se çfarë ka bërë Amerika për popullin shqiptar deri në çastet e fundit. Ne punojmë natë e ditë për të mirën e këtij vendi dhe kjo është një formë e thënies faleminderit.”/ VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Policia ‘blindon’ Air Albania, ja rrugët që do të bllokohen

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin e ri ku sot pritet që kombëtarja shqiptare  të përballet me Francën.

Sipas News 24, rreth 800 forca policie janë në terren për të monitoruar situatën.
Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.

Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.

LEXO EDHE:  Përndiqte vazhdimisht 19-vjeçaren/ Ja si e pëson i riu

Në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“ Vajza dhe djem, limitoni etjen për shpejtësi”/ Policia “ me dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore vijon kontrollin në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit.

LEXO EDHE:  Sherri me armë në Elbasan / Policia identifikon autorin

“Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi , do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.
# NdajKujdesuPërVeten
#RespektoRregullat”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Korça humb “Pishtarin e Demokracisë”/ Berisha: Një demokrat i flaktë do na mungojë përgjithmonë

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kampionit të mundjes, Artur Kreka.

Artur Kreka ka qenë gjithashtu edhe një nga anëtarët më aktivë të krijimi dhe ngritjes së degës së Partisë Demokratike, në Korçë si dhe pjesëmarrës në revoltën për rrëzimin e shtatores se diktatorit Enver Hoxha

“Ngushellim!

Nje kampion dhe demokrat i flakte do na mungoje pergjithmone! Artur Kreka nuk eshte me!

LEXO EDHE:  Sherri me armë në Elbasan / Policia identifikon autorin

Miq, sot u nda nga jeta Artur Kreka, Pishtar i demokracise, nje nder demokratet e pare dhe te perkushtuar qe beri gjithcka per degen e PD ne Korçe. Ai ishte gjithashtu kryetar i shoqates 20 shkurti ne Korçe por dhe Ish kampion kombetar per shume vite ne mundje klasike. Mirenjohje te thelle per kontributin e Arturit dhe ngushellimet me te ndjera familjes, miqve te tij. Ngushllime!! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE