LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë kurdët, dhe pse po sulmohen tani nga Turqia?

14 Tetor 2019, 07:04, Blog CNA
Kush janë kurdët, dhe pse po sulmohen tani nga Turqia?

Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtria turke, kontrollohet prej disa vitesh Partia kurde e Bashkimit Demokratik (PYD) dhe Njësitë e Mbrojtura të Popullit Kurd (YPG), një forcë mbrojtëse e përbërë kryesisht nga kurdët. Po kush janë kurdët, dhe si u mbërrit deri tek ky sulm?

Kurdët janë një grup pakicash etnike, ende pa një shtet zyrtar. Para Luftës së Parë Botërore, ata jetonin si nomadë deri në shpërbërjen e Perandorisë Osmane, që u mori lirinë dhe i ndau në disa shtete-kombe. Sot ka rreth 25-30 milion kurdë. Shumica jetojnë në një rajon që shtrihet në pjesë të Turqisë, Irakut, Iranit, Sirisë dhe Armenisë.

Shumica e kurdëve, janë myslimanë sunitë. Por popullata kurde ka tradita të larmishme kulturore, sociale, fetare dhe politike, si dhe një larmi dialektesh. Kurdët nuk kanë pasur asnjëherë statusin e shtetit komb, përveç Irakut, ku ata kanë aktualisht një qeveri rajonale, të quajtur Kurdistani i Irakut.

Në disa zona, kurdët janë përpjekur të ruajnë identitetin e tyre, dhe të vazhdojnë të përballen me politikat diskriminuese dhe persekutuese. Për shembull, në Turqi, ata etiketohen shpesh si ?turqit e maleve?. Atyre u ndalohet të mbajnë veshjet e tyre tradicionale, të flasin gjuhën e tyre, apo t?u vënë fëmijëve emra kurdë.

Kurdët janë pakica më e madhe etnike në Turqi, dhe përbëjnë gati 20 për qind të popullsisë.

Kurdistani përbëhet sot nga 5 rajone të ndryshme:Turqia juglindore, Siria verilindore, Iraku verior, Irani veriperëndimor dhe Armenia jugperëndimore. Në fillim të shekullit XX-të, kurdët nisën të punojnë me ngulm për krijimin e atdheut të tyre.

Në vitin 1920, Traktati i Sevres, e thelloi më tej shpërbërjen e Perandorisë Osmane, dhe bëri thirrje për një Kurdistan autonom. Tre vjet më vonë, pas përfundimit të luftës, aleatët perëndimorë i hodhën poshtë kërkesat për një shtet të pavarur kurd. Për pasojë, rajoni kurd u nda midis disa vendeve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka pasur gjithnjë një qëndrim të ashpër kundër nacionalizmit kurd. Presidenti turk, e bëri të qartë se synimi i tij përfundimtar me operacionin e fundit, është të eliminojë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë politike militante e majtë, me qendër në Turqi dhe Irak, që e ka luftuar shtetin turk për më shumë se 3 dekada.

Kjo ka shkaktuar krijimin e të një çare të madhe midis turqve dhe turqve kurdë. Në vitin 2016, në vend u mbyllën të gjitha mediat pro-kurde, më shumë se 11.000 mësues u pushuan ose u pezulluan nga puna, për shkak të lidhjeve të dyshuara me PKK. Po kështu, të paktën 24 të emëruar të qeverisë, zëvendësuan kryebashkiakët locale kurdë.

Turqia ka qenë prej kohësh e zemëruar me praninë e madhe kurde në verilindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë. Ushtria turke, po tenton të vërë nën kontroll zonat e menaxhuara më herët nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët dhe të mbështetura nga SHBA-ja.

Njëkohësisht, Ankaraja parashikon të krijojë një zonë tampon në veri të Sirisë. Ajo ka 2 qëllime kyesore:të largojë kurdët nga kufiri, dhe ta përdorë këtë zonë për të zhvendosur aty rreth 2 milion refugjatë sirianë. Me qasjen e saj aktuale, duket se SHBA-ja po i tradhëton sërish kundërt.

Kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, dëboi forcat Irakiane të Sadam Huseinit nga Kuvajti në vitin 1991, presidenti amerikan Xhorxh H.W.Bush i kërkoi ushtrisë dhe popullit irakian të rrëzonin diktatorin e tyre. Por kur kurdët e Irakut u ngritën kundër Huseinit, ata mbetën thuajse pa mbështetje.

Miliona njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria irakene masakroi mijëra kurdë. Gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, kurdët ishin sërish aleatët më entuziastë. Dhe kur ISIS pushtoi një pjesë të mirë të Irakut, luftëtarët kurdë ishin vendimtarë në luftën e tyre për të dëbuar grupin terrorist.

Në Siri, YPG është forca dominuese në Forcat Demokratike Siriane (SDF), e mbështetur nga SHBA-ja, dhe forca kryesore tokësore që e dëboi ISIS-in nga kryeqyteti i tij Raka. Por në të dyja rastet, mbështetja e Amerikës u zbeh kur nisi të ndryshojë klima politike.

Në vitin 2018, SHBA-ja e kundërshtoi operacionin e forcave irakene për dëbimin e kurdëve nga territori që kishin fituar prej luftës kundër ISIS-it. Tani, teksa forcat amerikane në zonë po tërhiqen, kurdët në veri të Sirisë po sulmohen nga Turqia.

Kjo ka bërë, që shumë njerëz të ndjehen të tradhtuar nga aleati i tyre më i fuqishëm. ?Mesazhi që u jepet të gjithë miqve tanë në Lindjen e Mesme, është se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një aleate e besueshme?- tha për CNN ish-ambasadori amerikan në NATO. Po sa rrezikon operacioni turk rikthimin e ISIS-it?

SDF, një koalicion i ushtarëve kurdë dhe arabë, i mbështetur nga forcat speciale amerikane, britanike dhe franceze, mposhti në mars të këtij viti ISIS-in, dhe çliroi Sirinë lindore. SDF konfirmoi se humbi në këtë luftë mbi 11 mijë luftëtarë. Teksa ISIS, nuk ka sot nën kontroll thuajse asnjë territor, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se dhjetëra mijëra luftëtarë të grupit terrorist, ndodhen ende të fshehur si në Irak ashtu edhe në Siri.

Mijëra luftëtarë të ISIS, që janë kapur robër gjatë betejave të mëdha kundër grupit terrorist, po mbahen të burgosur nga SDF. Ndërsa shumë kurdë sirianë përgatiten të luftojnë, dhe të tjerët ikin në drejtimin e kundërt, mijëra terroristë mund të mbeten të lirë. Kjo përbën një rrezik serioz, pasi ISIS do të ketë një mundësi të ringrihet ashtu si dikur./ ?CNN?- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga