Connect with Us

Kush është përfshirë në “luftën” për të rrëzuar Rudina Hajdarin?

Politikë

Kush është përfshirë në “luftën” për të rrëzuar Rudina Hajdarin?

Publikuar

-

rudina

Sot në mesditë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ish-nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Korab Lita ka njoftuar se ka marrë drejtimin e grupit parlamentar demokrat.

Një goditje e beftë, ku askush nuk po kuptonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Në fakt, më pas Rudina Hajdari doli edhe e përgënjeshtroi duke u shprehur se ishte ajo në krye të grupit.

Më vonë, CNA.al përmes një komunikimi me Myslym Murrizin, një nga njerëzit kryesor që drejtojnë grupin demokrat parlamentar, konfirmojë se në krye të drejtimit do të qëndronte Rudina Hajdari dhe nuk ishte emëruar ende Korab Lita.

Nga ana tjetër, pak çaste më parë, një tjetër deputet, Halit Valteri, i kishte çuar një ftesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke u tërhequr nga firma që kishte dhënë kundër Rudina Hajdarit.

Kështu, mesa duket ka patur një lojë, një lojë të pistë për të hequr Hajdarin, dhe gjithëçka ka një linjë, një linjë që tashmë është e qartë.

Linja ka qenë e qëllimshme për të sabotuar menjëherë Reformën Zgjedhore, procesin e saj në Komision, dhe për të bërë të mundur që ajo të bllokohet. Për ta sabotuar duke qenë se ajo është në hapat e fundit të saj për të gjetur zgjidhje në lidhje me sistemin zgjedhor apo çka rekomandon OSBE ODIHR si zgjidhje për problematikat që paraqet sistemi elektoral shqiptar.

Në fakt, CNA.al ka hyrë më thellë duke zbuluar detaje.

LEXO EDHE:  Përparim Kabo "shuplakë" Metës/ "Je i mbaruar, ke një mal mëkate mbi shpinë"

Korab Lita, isj-nënkryetari i bashkisë së Kamzës, nuk është nga ata rrebelët e Partisë Demokratike, por ka hyrë në Parlament me urdhër të Lulzim Bashës për të krijuar trubullira brenda te pabindurve, së bashku me një tjetër deputet, Alban Zeneli.

Këta kanë tentuar sot të marrin drejtimin e grupit parlamentar, me qëllim të caktuar, për t’i bërë një qokë Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Kush është lidhja me Ilir Metën?

Korab Lita njihet si një nga miqtë e ngushtë të Adriatik Llallës, dhe dyshimet janë se është ky i fundit, që nga Gjermania, ish Kryepokurori i arratisur, i cili po hetohet nga drejtësia shqiptare, të ketë kërkuar që të bëhen këto lëvizje. Korab Lita i bën një qokë të radhës Adriatik Llallës dhe nga ana tjetër shërbimi i bëhet edhe Lulzim Bashës, ashtu sikurse CNA.al raportoi më parë. Burime jo zyrtare thane se te aferm te Lites qendrojne ne krah te Llalles me lobimin ne SHBA, per ti hequr bllokimin e vizes.

Por mesa duket skenari tashmë është zbardhur. Gjithçka duket se do të ndalet. Myslym Murrizi deklaroi hapur mbështetjen për Rudina Hajdarin, ashtu sikundër edhe Halit Valteri. Puçi brenda grupit parlamentar të demokratëve, i urdhëruar nga Ilir Meta me ndërhyrjen e Adriatik Llallës dhe me bekimin e Lulzim Bashës, mesa duket sot ka dështuar përfundimisht. Tashmë Luli, Likja dhe Tik Llalla ngelën me gisht në gojë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Urgjent një plan për pandeminë!”/ Basha: Kryeministri t’i lerë pushimet luksoze

Publikuar

-

Nga

Urgjent një plan pandeminë!/ Basha: Kryeministri t'i lerë pushimet luksoze

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha akuzon qeverinë, për situatën që po kalon vendi me epideminë Covid-19. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

“Kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë. Mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët e prekur nga virusi. Por kjo fatkeqësisht nuk mjafton.

Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Që prej marsit, pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë, i propozuam qeverisë një plan masash për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve.

Mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit. Refuzimi për të marrë masat për mbrojten e stafeve mjekësore, i la mjekët dhe infermierët të pambrojtur përballë virusit.

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Foto nga QSUT, e postuar nga Basha

Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi.



Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

LEXO EDHE:  Intervista ekskluzive e Kaso Kostes/Ilir Meta: Ja përse e kërcënuam dëshmitarin e cështjes “CEZ”

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda shtyjnë për herë të tretë hetimet për Adriatik Llallën

Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij.

Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Shqiptarët po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë.

Mijëra biznese janë mbyllur e qindra të tjera janë në prag falimentimi, mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, e për rrjedhojë pa asnjë të ardhur për familjen e fëmijët e tyre. Çmimet po rriten dhe pamundësia po shtohet. Qytetarët duan zgjidhje, duan mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Por kjo qeveri ofron vetëm gënjeshtra dhe propagandë.

Mijëra prindër dhe fëmijë janë të paqartë çfarë do të ndodhë me arsimin këtë vit. Kur do të fillojë shkolla? Do të ketë mësim online? A janë masat për dezinfektim dhe distancim social? Nëse do të ketë mësim online, çfarë masash ka marrë qeveria që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të pajisen me mjetet dhe internetin e nevojshëm? Asnjë plan, asnjë informacion nuk ka deri më tani.

Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!”, shkruan Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj i përvishet punës në terren/ “Rrëmben sqeparin e ngul gozhdë

Publikuar

-

Nga

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i është “përveshur” punës në terren.

Teksa ka ndjekur punimet për ndërtimin e banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, Ahmetaj ka “rrëmbyer” sqeparin.
Ahmetaj mori sqeparin dhe nguli një gozhdë në shtëpinë e re që po ndërtohej. Ahmetaj coi tek e moshuara edhe porosinë e kryeministrit, se ky i fundit do të vijë më 15 shtator për t’i dhënë çelësat e banesës së re.



Ahmetaj: Unë do të premtoj në sy datën që do të hysh në shtëpi. Elton premtoi nënës datën që do të hyjë në shtëpi.
Eltoni: Brenda datës 15 shtator nëna hyn në shtëpi.
Ahmetaj: Nëne kryeministri më tha, që ka qejf kur të bëhet shtëpia, të t’i sjellë vetë çelësat e shtëpisë.
E moshuara: Shumë faleminderit, gëzohem.
Ahmetaj pasi ngul gozhdën: Ja t’i vejë mbarë, ta gëzojë e të jetë mirë dhe për ju puna mbarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Radhët në Kakavijë/ Leonard Olli: Kapitullim i qeverisë, 2-3 dorëheqje do të ishin më e pakta

Publikuar

-

Nga

Radhët në Kakavijë/ Leonard Olli: Kapitullim i qeverisë, 2-3 dorëheqje do të ishin më e pakta

Leonard Olli, anëtar i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike shprehet se me radhët krijuara në Kakavijë e Kapshticë, reagimet e ministrit Lleshaj janë veç fluska që nuk i shërbejnë askujt.

Sipas Ollit, këtu bëhet fjalë për skandal e turp që duhet të reflektohet me dorëheqje në qeveri.



“Reagimi i vonuar i ministrit Lleshaj dhe autoriteteve të kufirit, pasi që kur autoritetet greke deklaruan kufizimet e lëvizjes duhej të kishin filluar njoftimet dhe informimi publik. Të kërkosh sot të normalizosh qarkullimin në pikat kufitare është një lloj si kofini pas të vjelit. Pa folur pastaj për paaftësinë totale në menaxhimin e situatës për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Përgjegjësia e ministrit të Brendshëm është edhe më e madhe se ajo e ministrisë së Jashtme! Ky nuk është thjesht një turp, por një kapitullim pa kushte i pushtetit që ka marrë peng shtetin! Nja dy, tre dorëheqje do ishin më të paktat që mund të ndodhnin në vend të justifikimeve verore pa fund….. në fund të fundit paguheni nga taksapaguesit, pra nga shqiptarët, nuk jeni njësi autonome!”, shkruan Olli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE