LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund t’ju marrin jetën

14 Tetor 2019, 07:15, Blog CNA
Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund

Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të frigoriferit, të gjithë e dimë se duhet ta flakim në koshin e mbeturinave. Po për orizin ose makaronat e gatuara? Edhe pse në pamje të pare, ruajtja e tyre për disa ditë mund të duket e padëmshme, me siguri që do ta mendoni 2 herë këtë, pasi të dëgjoni mbi bakterin Bacillus cereus.

Ai nuk duket se është një bakter tepër i rrallë. Bacillus cereus, ndodhet kudo ku mundet, përtokë, në ushqimet apo zorrët tona. ?Habitatet natyrore më të njohura të B.cereus përfshijnë tokën, kafshët, insektet, pluhurin dhe bimët?- thotë Anukriti Matur, studiuese e bioteknologjisë në Universitetin Kombëtar Australian.

?Baktere të tilla riprodhohen duke përdorur ushqyesit nga produktet ushqimore, përfshirë orizin, produktet e qumështit, erëzat, ushqimet e thata dhe perimet?- thotë ajo. Disa shtame të këtij bakteri, janë të dobishme për probiotikët. Por të tjerat mund të shkaktojnë helmim të rëndë ushqimor, nëse u garantohet mundësia për t?u rritur dhe përhapur.

Dhe ky është rasti, kur ushqimi ruhet në kushte të gabuara.Madje rastet më të rënda, mund të shkaktojnë humbjen e jetës. Në vitin 2005, një rast i tillë u përmend në Gazetën e Mikrobiologjisë Klinike. Pesë fëmijë të një familje u sëmurën nga ngrënia e sallatës me makarona, që kishte 4 ditë që ruhej e përgatitur në frigorifer.

Sipas studimit të rastit, sallata me makarona ishte përgatitur të premten. Ajo ishte marrë më vete në një piknik të shtunën. Pasi familja i kthye nga pikniku e ruajti në frigorifer pjesën e mbetur, deri të hënën në mbrëmje, kur fëmijët u ushqyen për darkë. Atë natë fëmijët filluan të vjellin, dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Mjerisht, fëmija më i vogël i familjes vdiq; një tjetër pësoi një dëmtim të rëndë të mëlçisë, por mbijetoi. Të tjerët pësuan një helmim më pak të rëndë ushqimor, dhe mund të mjekoheshin me lëngje. B.cereus, është një shkaktar i njohur i helmimeve ushqimore, por infeksioni me këtë organizëm zakonisht nuk raportohet, për shkak të simptomave të tij që janë zakonisht të buta, thonë studiuesit.

Ndërsa vdekjet të tilla janë tepër të rralla, ato janë regjistruar më shumë se një herë. Një tjetër rast i botuar në vitin 2011, tregon historinë e një studenti 20-vjeçar në Belgjikë, që përgatiste ushqimet e tij për një javë. Në rastin konkret ai kishte gatuar spageti me salcë domateje.

Ai i kishte gatuar makaronat 5 ditë më parë, dhe i ngrohu bashkë me salcën. Atë ditë, ai e la aksidentalisht ushqimin e tij në stolin e kuzhinës për një kohë të papërcaktuar. Pas diarresë, dhimbjes së barkut dhe të vjellave të dendura, ai vdiq pak orë më vonë.

Artikulli studimor, përmend edhe dy raste të të rinjve, që pësuan nxjerrje jashtë funksionit të mëlçisë dhe vdekje nga bakteri B. cereus. Një 11-vjeçar që vdiq pasi hëngri makarona kineze, dhe një 17-vjeçar që vdiq pasi konsumoi një pjatë spageti të gatuar 4 ditë më parë.

Tani, para se të betoheni se nuk do të hani më kurrë makarona, duhet të dini se shumica e njerëzve që sëmuren me B.cereus, nuk përfundojnë me mëlçi të shkatërruar. Zakonisht, është një rast mjaft i butë i helmimit nga ushqimi.

?Është e rëndësishme të theksohet, që B.cereus mund të shkaktojë një gjendje të rëndë shëndetësore, deri edhe vdekjeprurëse tek njerëzit me defiçenca në sistemin imunitar, foshnjat, të moshuarit dhe gratë shtatzëna?- thotë Matur. Sipas saj, individët më të prekur përmirësohen me kalimin e kohës, pa pasur nevojë të kurohen në spital.

Por si mund të shkaktojë një helmim kaq të rëndë ushqimor ky bakter, dhe çfarë mund të bëjmë për t?u mbrojtur? B. cereus ka zakonin e keq të sekretimit të toksinave të rrezikshme në ushqim. Disa nga këto toksina, janë realisht të vështira për t?u eleminuar në nxehtësinë që ka një furrë normale me mikrovalë.

Për shembull, një nga toksinat që shkakton të vjella tek njerëzit (e quajtur toksina emetike), mund të durojë temperaturën 121 gradë Celcius për 90 minuta. Dhe ajo nuk është toksina e vetme që mund të gjendet tek ky bakter. ?Sistemi ynë imunitar njeh një toksinë (hemolizina BL) e sekretuar nga B.cereus, që shkakton të çara në qelizat tona, duke shkaktuar vdekjen e tyre?- thekson Matur.

Ekipi studimor, identifkoi dy mënyra se si mund ta ndihmojmë trupin të neutralizojë efektin e hemolizinës BL, duke parandaluar kësisoj vdekjet nga B.cereus. Metodat përfshijnë ose bllokimin e aktivitetit të toksinës, ose zvogëlimin e inflamacionit të shkaktuar prej saj.

Por më e rëndësishmja është këshilla që njerëzit të mbajnë në frigorifer ushqimin tuaj, teksa duhet të keni një higjenë të mirë të kuzhinës. ?Është e rëndësishme që njerëzit të lajnë duart si duhet, dhe të përgatisin ushqimin sipas udhëzimeve të sigurisë. Pastaj ngrohja e mjaftueshme e ushqimit të mbetur, do të shkatërrojë shumicën e baktereve dhe toksinave të tyre?- theksojnë studiuesit./ https:/Sciencealert.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga