LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ku shkoi i paudhi?! Bëmë pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 lekë”/ Rrëfimi i pabesueshëm i Mitro Çelës

14 Tetor 2019, 08:37, Satire Politike CNA
“Ku shkoi i paudhi?! Bëmë pazar. 10 mijë lekë. Kur

Letër Stalinit

Më pëlqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhem si puna e Budës: përtyp ide! Nuk di pse m?u kujtua Stalini. Në veprat e zgjedhura kishte botuar një letër. Ia dërgonte një grua. I shkruante nga një kolkoz, që ishin si biçim kooperativat tona bujqësore…

Kisha arritur te Gjiri i Kurvave… Kur frap nga shkurret doli një mes-o-burrë. Në dorë mbante kandarin. E llaçkaviti, ngriti zinxhirin dhe u largua me vrap.

?Normale, ? mendova. ? Ikin vitet. Dobësohen frenat dhe burri hap shalët mes drizave…?

Pa tretur ende mendimet, nga shkurret ia behu një grua:

? Ku shkoi i paudhi?! Bëmë pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 lekë dhe çau ferrat! Por koka bën, koka pëson: Merr paratë, pastaj jep plaçkën.

? Je zonjë me tru!

? Po më pëlqen. Me ty ia vlen të bëj skonto 50 për qind… Hajde!

? Jam 70 vjeç. Nuk më ngre kandari. I mbaruan viagrat edhe Koço Devoles.

? Lëre Koçon në hallin e vet. Goja dhe gjuha ime ngjallin të vdekurin nga varri dhe jo më kandarin tënd, që ka rënë në gjumë si gjarpër!… Hajde të shohësh Amerikën. Sepse e di mirë: gratë e sërës tënde një zanat dinë: cip mbi cip!

? Turp është, por jam me SIDA, ? fola sipas variantit të një barsolete!

? Lëri broçkullat! Edhe sikur të jesh me sifiliz, sëmundja nuk merret nga goja, por nga zogu! Futu në kaçube!

? E di sakllam! Ma ka ënda. Por nuk kam asnjë koqe leku në xhep!

? Po fol, se më nxore xhanë. Me këtë surrat, gruaja ta bën mirë që nuk ta jep… portofolin. Ti paratë, o do t?i çosh në kazino, o do të shkosh me kurva! Por mua më merr të keqen. Jam zonjë…

U largua.

Nisa të ecja. Mendja u kthye te letra e gruas për Stalinin.

?Shoku Stalin! Jetoj në fshat. Kam tokë dhe lopë. Më erdhën në shtëpi dy burra. Me nishane. Më thanë: Mall e gjënë do ta futësh në kolkoz! Ngrita fustanin dhe u thashë: Ja ku e kam kolkozin! Ikën. Pas disa ditëve më erdhi një kartë. Me firmë e vulë. Më quanin: Kulake! Shoku Stalin! Më bëj derman.?

Vetë Stalini, i shkruan. ?Porosita: Të falet! E ka një kolkoz! Le ta punojë!”.

Lajmet e fundit nga