Politikë
Korab Lita në krye të Grupit Parlamentar Demokrat/ Myslim Murrizi i del krah Rudina Hajdarit

Korab Lita, deputet i listës shumëemërore të Lulzim Bashës dhe ish nënkryetari i bashkisë së Kamzës, njoftoi sot me anë të një postimi në rrjetet sociale se do të ishte kreu i grupit parlamentar demokrat dhe Rudina Hajdari ishte larguar nga kjo detyrë.
Ky lajm i cili trazoi jetën politike brenda opozitës parlamentare, u hodh poshtë nga vetë Hajdari e cila lajmëroi në rrjetet sociale se vazhdonte të ishte në krye të grupit Demokrat.
Lidhur mbi këto zëra, CNA.al mundi që të kontaktojë me Myslim Murrizin, një nga faktorët kryesorë të opozitës parlamentare.
Murrizi tha për CNA.al se nuk do të ngatërrohet me atë se cfarë ka ndodhur në Tiranë sepse nuk është në dijeni të situatës dhe pse është kryer ky veprim, pasi ai vetë ndodhet në Londër në një aktivitet të NATOS.
Megjithatë ai theksoi se e mbështet Rudina Hajdarin në detyrën që ka, pas vendimit që ajo tha se do të vazhdojë të drejtojë Grupin Parlamentar Demokrat./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...