LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Venecias i “vë vulën” raportit/ Reagon Meta: Keqardhje që u shpërdorua energji gjatë 4 muajve

14 Tetor 2019, 11:29, Politikë CNA
Komisioni i Venecias i “vë vulën” raportit/ Reagon Meta:

Pas publikimit të raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias për presidentin Ilir Meta, ka reaguar menjëherë presidenca.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.
Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e presidentit.

Lajmet e fundit nga