LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I nxorri gishtin protestuesve/ Ristani dënon veprimin e ambasadorit të OSBE-së

14 Tetor 2019, 19:35, Politikë CNA
I nxorri gishtin protestuesve/ Ristani dënon veprimin e ambasadorit të

Nga studio e emisionit ?Real Story?, teksa flet për zhvillimet e fundit dhe gjestin e pamatur të ambasadorit Borchardt, ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, është shprehur se gjeste të tilla të pamatura duhen shmangur.

?Qeverisë dhe opozitës nuk ia ka fajin askush për gjendjen në të cilën ndodhemi.

Përsa i përket sjelljes së Borchardt, ambienti ndikon në këtë lloj sjellje. Por për të na ndihmuar të dalim nga kjo gjendje ku jemi, ndoshta nuk duhet të kryente këtë lloj veprimi.

Borchardt na ka ndihmuar dhe jam dakord me këtë, por duhet të eleminohen këto lloj sjelljesh që mund të cënojnë institucionet?, është shprehur ndër të tjera Ristani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga