Connect with Us

Fati i negociatave/ Mblidhen nesër ministrat e BE-së

Politikë

Fati i negociatave/ Mblidhen nesër ministrat e BE-së

Publikuar

-

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen nesër në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë.

Drafti do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen ose jo të negociatat.

Në krye të axhendës mësohet se do të jetë  procesi i zgjerimit me dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sa i përket Shqipërisë, në agjendën e takimit të nesërm thuhet: “Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta. Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil.”/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet President-qeveri/ Lubonja: ‘Eleminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, duke bërë një paralele të situatës politike në vend me SHBA-në, Lubonja është shprehur se zgjidhja e ngërçit të Kushtetueses nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodian Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinion” ku ndër të tjera u diskutua çështja e Agim Kajmakut, theksoi se kryebashkiaku socilalist ka patur dijeni për fatin e tij, nga punonjës të policisë.

“Kajmaku ka patur informacion paraprakisht  nga punonjës të policisë, dhe kam përshtypjen i kishte paraprirë fatit të tij.

Është një kryetar bashkie qe kishte fshehur një raport kriminal dhe këtu bie integriteti i një zyrtari.

LEXO EDHE:  BE, eurodeputetët ndërmjetësim për krizën në Maqedoni

Sipas Prokurorisë dhe vendimti të Gjykatës, njoftimi i ka shkuar të gjitha zyrave noteriale.

Si mund të mbrojë veten një zyrtar qe ka fshehur raportin kriminal, dhe ka mashtuar qytetarët  e tij që e votuan.

Policia dhe Prokurora ka informacione që ai është rreth e rrotull dhe nuk ka ikur jashtë Shqipërie”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po më keqpërdoren kritikat”/ Kurti flet hapur për marrëdhëniet me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Open” mbrëmjen e sotme, teksa fliste për degën e Vetëvendosjes në Shqipëri, ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij me Ramën dhe PS-në.

Kurti ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth atyre që ai i cilëson si keq interpretime të marrëdhënies së tij me kryeministrin shqiptar, duke shtuar se marrëdhëniet me palëve janë të mira.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

LEXO EDHE:  Arrestimi i protestuesve kuksianë/ Vasili “sulmon” BE-në …

Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, është shprehur Kurti teksa shton se: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën.”

Referuar marrëdhënieve me Partinë Socialiste, Kurti thotë se: “Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”, vijon kreu i LVV./CNA.al

LEXO TE PLOTE