Connect with Us

“Edi Rama t’ja marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard”/ Vasili kërkon largimin e Borchard

Politikë

“Edi Rama t’ja marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard”/ Vasili kërkon largimin e Borchard

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkon largimin nga Shqipëria të ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard.

Vasili shprehet se presin që “Edi Rama t’ja marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard dhe ti kërkojë atij ndjesë”.

“Jashtë nga Shqiperia Borchard!!
Ky alabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve.
Ky që qepi gojën për votimet puniste të 30 qershorit.
Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE -ODIHR për 30 qershorin.
Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën që mbuloi Shqipërinë.
Ky që në 2008 i bëri duart flake kur duatrokiste shkatërrimin e kushtetutes dhe zgjedhjeve. Ky nuk është OSBE, ky nuk Europa ky është thjesht një individ i akaparuar.
Presim tani që Edi Rama t’ja marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard dhe t’i kërkojë atij ndjesë ,hë jepi Edi ç’pret?”, shkruan Vasili në postimun e tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta në konferencë të jashtëzakonshme/ “Janë shkelur të gjitha, po shkohet drejt paralizimit…”

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta  në një konferëncë të jashtëzakonshme për mediat tha se Kushtetuta është vija e kuqe,  ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes refernedumit popullor solli kushtetutën e re.

“Kushtetuta e 98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Zgjedhjet e 21 Qershorit nuk shtyhen

Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pah probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregyllore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos ligjor që po con në paralizimin e sistemit të drejtësisë.”, theksoi Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

I quajti ambasadorët palaço/ BE shuplakë Metës

Publikuar

-

Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, ka reaguar pas  sulmeve të Presidentit Ilir Meta ndaj diplomatëve të huaj në Tiranë, duke i quajtur si palaço.

Koçijançiç thekson se këto deklarata janë të papranueshme, ndërsa shton se BE mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.

Deklarata e Maja Koçijançiç

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

LEXO EDHE:  LSI vijon kërcënimet me vdekje ndaj Ramës/ Vasili: Shqiptarët nuk falin

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”/ Luan Rama reagon pas deklaratës së DASH

Publikuar

-

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se po ndjek me vëmendje lëvizjet e Presidentit Ilir Meta.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama, shkruan se qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi, janë plotësisht korrekte. Ndërsa shton se SHBA nuk kanë asnjë mëdyshje për të mbajtur larg duart e politikës nga reforma në drejtësi.

LEXO EDHE:  LSI vijon kërcënimet me vdekje ndaj Ramës/ Vasili: Shqiptarët nuk falin

“Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje.
Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA.

Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE