LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Çfarë po ndodh me shkarkimin e Rudina Hajdarit/ A fshihet Lulzim Basha pas një tentative për të bllokuar Reformën Zgjedhore

14 Tetor 2019, 16:40, Politikë CNA
Çfarë po ndodh me shkarkimin e Rudina Hajdarit/ A fshihet Lulzim

Sot në mesditë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Korab Lita, deputet i listës shumëemërore të Lulzim Bashës dhe Republikës së Re të 2017-ës, ish nënkryetari  i bashkisë së Kamzës, i cili u fut në Parlament dhe u komentua si një nga mbështetës i  Lulzim Bashës, që hynte i orientuar nga kreu i PD-së dhe Republikës së Re, njoftoi se do të ishte kreu i grupit parlamentar demokrat dhe Rudina Hajdari ishte larguar nga kjo detyrë.

Në fakt, ata që e njohin skemën se çfarë ndodh brenda atij  grupi parlamentar dhe ?deputetëve të opozitë?, nëse mund të quhen të tillë, disa të kontrolluar prej Bashës disa të mërzitur nga ai, disa të futur vetë me kokën e tyre, lehtësisht mund të lexojnë dhe kuptojnë çfarë ka ndodhur në të vërtëtë.

Pas skemës, me shumë gjasa qëndron Lulzim Basha, Ilir Meta dhe ish-prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla.

Kreu i Republikës së Re tashmë ka filluar të shafqet me instrumentat e tij brenda grupit parlamentar demokrat ashtu siç veproi disa muaj më parë kur e themeloi apo kur filloi të hidhte hapat e parë duke nxitur konflikte, përplasje. Këtë e bëri direkt sapo e kuptoi se shumë prej deputëtëve nuk do t?i bindeshin dhe urdhëroi që në Parlament të futeshin mbështetës së tij, pikërisht për t?ia arritur një qëllimi të vetëm: Të kishte nën kontroll informacionet e brendshme dhe të nxiste përçarje dhe konflikte.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Rudina Hajdari është shkarkuar pa u njoftuar, pra është bërë një mbledhje grupi pa praninë e Rudinës dhe në vend të saj është emëruar dikush tjetër. Por pse në këtë moment dhe pse sot? Vetëm disa ditë përpara një shprese të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Gjermania po edhe nga shumë vende të BE, është Reforma Zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Grupi parlamentar demokrat dhe Rudina në krah të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore duket se do ta kishin të qartë hapin që do të hidhnin, votimin e ndryshimeve zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR, por edhe me tentativën për të kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor. Mesa duket Edi Rama nuk iu ka ofruar pazarin e duhur disa deputetëve të Lulzim Bashës dhe tashmë pasi nuk kanë kapur ndonjë gjë tek Rama kanë kaluar në planin B, atë që urdhëron Lulzim Basha.

Pasi tentuan që të luanin sikur kërkonin ndryshimin e sitstemit, shumica e tyre po t?ua japësh dhe t?ua shpjegosh sistemin asnjëri nuk e kupton dhe nuk e kuptojnë çfarë është, për më tepër nuk e kanë lexuar kurrë në jetën e tyre dhe nuk e dinë pse duhet ky Kod Zgjedhor, jo më pastaj të vlerësojnë sistemin e formulat e tij.

Prandaj, ka qenë një kapje pas çengeli për tu varur diku sistemi. Më pas këtë e ka artikuluar Lulzim Basha, por si kërkesë të aleatëve të tij, jo si deputetëve të Parlamentit.  Nga ana tjetër Luli kërkonte t?i hiqte deputetët e opozitës parlamentare si përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kërkoi një komision dy palësh PS-PD, opozitë e përfaqësuar prej tij për të negociuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Duke parë se Edi Rama po ecte para dhe pritej që shumë shpejt në Parlament të kalonin amendamentet e OSBE në Komisionin e Reformës dhe më pas për votim në Kuvend si ndryshime të Kodit Zgjedhor, plani B filloi të zbatohej menjëherë. Rudina Hajdari shkarkohet sot. Me këtë hap, në qoftë se kryetari i Kuvendit e zëvendëson apo e miraton procedurën do të duhet deri në fund të vitit zëvendësimi edhe i saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pra duhet larguar Rudina dhe në vend të saj të shkojë Korab Lita.

Kjo do të thotë që deri në fund të dhjetorit do të ketë shtyrje të Reformës Zgjedhore, pra mirë apo keq, Basha duke përdorur të tijët brenda Parlamentit bllokon Komisionin e Reformës Zgjedhore, një nga kushtet e kërkuara nga Gjermania dhe BE-ja për të paktën për dy apo tre muaj të tjera dhe kështu gjithçka do të vazhdojë si një lojë derisa palët PS dhe Republika e Re të gjejnë zgjidhje dhe pazarin midis tyre.

Mesa duket socialistët kanë vendosur të kalojnë amendamentet me të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE, ndërsa Basha kërkon më shumë sesa aq. Kërkon të tjera garanci, të cilat i japin atij mundësinë për të ardhur në pushtet.Për këtë nuk po përdor vetëm rolin e Partisë Demokratike si opozitë, por po përdor edhe ata që ka futur brenda në parlament.

Me aktin e sotëm dhe veprimin duke shkarkuar Rudina Hajdarin, një grup parlamentar demokrat tregon mjaft mirë se disa elementë dhe emra specifikë aty janë njerëz të përdorur nga Lulzim Basha për interesat e Lulzim Bashës që herë pas here duan të kafshojnë edhe ndonjë kockë nga Rilindja. Kur shohin se Rilindja nuk ua jep atëherë vazhdojnë detyrën e Lulit.

Kjo e sotmja është një lëvizje e vetme e instrumentuar nga Lulzim Basha për të bllokuar ecjen më tëj të Reformës Zgjedhore, diçka që mesa duket Luli nuk e do  në të vërtetë dhe për këtë po përdor deputetët e tij të cilët i ka futur me urdhër në grupin parlamentar demokrat.

Pas djegies së mandateve në shkurt të këtij viti dhe shumë prej atyre që janë ata që kanë votuar shkarkimin e Rudinës janë ata që kanë hyrë më urdhër nga Luli për tu përdorur në këto momente, por shpesh herë të tjera do të shohim edhe lëvizje të cilat do të jenë sinkron me ato të kreut të Republikës se Re./CNA.al

Lajmet e fundit nga