Connect with Us

Berisha kërkon lirimin e Balliut/ Rama kërkon të shfryjë urrejtjen ndaj të atit

Politikë

Berisha kërkon lirimin e Balliut/ Rama kërkon të shfryjë urrejtjen ndaj të atit

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar mbajtjen në qeli të ish deputetit të PD, Klevis Balliu.
Sipas Berishës, Rama kërkon të shfryje urrejtjen e tij familjare primitive ndaj të atit të Klevisit, Fahri Balliu.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish deputetit Balliu dhe protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re dhe shtoj se çdo orë e tyre në qeli se shpejti do të shndërrohen në vite burg për Edvin Mafine dhe narkohorrat e tij”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:

Edvin Kristaq Hakmarrja urdheron mbajtjen ne qeli te ish deputetit Klevis Balliu dhe protestuesve te tjere!
Ne nje akt te verber te urrejtjes se papermbajur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdheroi mbajtjen ne qelite e komisariatit te ish deputetit dhe veprimtarit te PD, Klevis Balliun dhe protestuesve te tjere vetem e vetem per te shtyre dufin e urrejtjes se tij familjare ndaj Klevisit, qe prej nje viti mbeshtet me te gjithe vendosmerine e tij protesten e heronjve te pamposhtur te Unazes se Re qe po sakrifikojne çdo gje per te mbrojtur shtepite e tyre.

LEXO EDHE:  Rama: Tom Doshi ka cënuar grupin dhe qeverinë. Të provojë akuzat në rrugë ligjore

Duke arrestuar per te dyten here pa asnje arsye ligjore ish deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kerkon gjithashtu te shfryje urrejtjen e tij familjare primitive ndaj te atit te Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit te njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij u ka treguar me vertetesi te madhe fytyren e vertet kriminale te Edvin

Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij te xhelateve, hajduteve, trafikanteve mafioz.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, kerkoj lirimin e menjehershem te ish deputetit Balliu dhe protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re dhe shtoj se çdo ore e tyre ne qeli se shpejti do te shnderrohen ne vite burg per Edvin Mafine dhe narkohorrat e tij! sb/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Rama – Idrizi, në orën 14:00 zyrtarizohet koalicioni

LEXO EDHE:  Duma zbulon “djallëzinë” e Ramës/ Çfarë fshihet pas infektimit me Covid të vëllezërve Budina

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Duma zbulon “djallëzinë” e Ramës/ Çfarë fshihet pas infektimit me Covid të vëllezërve Budina

LEXO EDHE:  Rama: Tom Doshi ka cënuar grupin dhe qeverinë. Të provojë akuzat në rrugë ligjore

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për banorët e Lushnjes/ Së shpejti hapet Poliklinika Qendrore

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për banorët e Lushnjes/ Së shpejti hapet Poliklinika Qendrore

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE