LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“BE i kërkoi arrestimin e ministrave të korruptuar”/ Paloka: Gjiknuri dhe Balla as nuk po hetohen

14 Tetor 2019, 14:31, Politikë CNA
“BE i kërkoi arrestimin e ministrave të korruptuar”/

Ish deputeti i PD, Edi Paloka shprehet se ?në 9 kushtet që BE i vendosi Ramës për hapjen e negociatave, ndër të tjera i kërkohet arrestimi i ministrave dhe zyrtarëve të korruptuar.
Sipas Palokës, policia arreston qytetarë dhe përfaqësues të opozitës me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

?Saimir Tahiri nuk e provoi qelinë as edhe për një orë. Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe një tufë ministra e zyrtarë të kapur në flagrancë në akte korrupsioni, krime elektorale dhe lidhje të tjera kriminale, as nuk po hetohen për krimet e tyre.
Kjo është ?drejtesia? e Edvinit. Kjo është përgjigja që Edvini i jep BE?, shkruan Paloka.

Postimi i Palokës:
Ne 9 kushtet qe BE i vendos Rames per hapjen e negociatave, nder te tjera i kerkohet arrestimi i ministrave dhe zyrtareve te korruptuar si dhe hetimi e vendosja para drejtesise i atyre qe kane kryer krime elektorale.
Policia e Lleshit, sipas urdherave te Rames, arreston qytetare dhe perfaqsues te opozites…
Disa banore te Astirit dhe deputeti Klevis Balliu mbahen te mbyllur ne qeli. Klevis eshte arrestuar per here te dyte vetem sepse qendron ne krah te banoreve qe protestojne ne mbrojtje te nje prej te drejtave themelore te njeriut . Mbrojne strehen e femijeve te tyre qe Rama me nje afere korruptive, tanime te diskretituar, kerkon t?ju a rrenoje.
Nderkohe:
Sajmir Tahiri nuk e provoi qeline as edhe per nje ore.
Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe nje tufe ministra e zyrtare te kapur ne flagrance ne akte korrupsioni, krime elektorale dhe lidhje te tjera kriminale, as nuk po hetohen per krimet e tyre.
Kjo eshte ?drejtesia? e Edvinit.
Kjo eshte pergjigja qe Edvini i jep BE !

Lajmet e fundit nga