Connect with Us

Aksident tragjik në SHBA/ Humb jetën adoleshenti shqiptar

Kronika

Aksident tragjik në SHBA/ Humb jetën adoleshenti shqiptar

Publikuar

-

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar dhe shoqes së tij në New Jersey.
Sipas mediave të huaja, futbollisti i Kolegjit ‘Pearl River’ Altin Nezaj, 17-vjeç vdiq pasi makina të cilën ai po udhëtonte, u përplas me një automjet tjetër duke dalë nga rruga ra.
Si pasojë e përplasjes 17 vjeçari shqiptar dhe shoqja e tij 15 vjeçare 15-vjeçaren Saniha Çekiç, humbën jetën ndërsa drejtuesja e makinës, Aisha Radonçiç ka marrë plagë të rënda .

LEXO EDHE:  Vuçiç: SHBA na ndihmoi që të ndalojmë shpronësimin e plotë të “Trepçës”

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës tjetër, Jason Castro ka shpëtuar pa lëndime./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rrahën pronarin e lokalit/ Procedohen penalisht 5 persona

Publikuar

-

Nga

Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin jug-lindor.

Sipas uniformave blu të Pogradecit, 5 shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë për “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Në vijim të informacionit datë 09.11.2019, i cili bën fjalë për konfliktin e ndodhur në një lokal, në fshatin Dunicë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec pas veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, filluan procedimin penal në gjendje të lirë edhe ndaj 5 shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, konkretisht:

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Shkodër/Zyrtari i Lartë i Policisë përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Humb jetën një person

S.M.,26 vjeç; E.M., 28 vjeç; A.S., 25 vjeç; F.M., 26 vjeç, Ç.K, 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç, si edhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete

Publikuar

-

Nga

Tre makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Xibrakë.

Dyshohet se shkak për aksidentin  janë  bërë reshjet e dendura, por dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë drejt një makine/ Arrestohet i shpalluri në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Aleksandër Perdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Humb jetën një person

LEXO EDHE:  Aksidenti me tren në Shkodër/ Ndalohen dy persona

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE