LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili kundër Lleshajt/ “Bedeli i Bablokut, armik i shqiptarëve”

13 Tetor 2019, 19:31, Politikë CNA
Vasili kundër Lleshajt/ “Bedeli i Bablokut, armik i

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të Lleshajt referuar arrestimeve në zonën e Astirit.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Vasili ka goditur ashpër Ministrin e Brendshëm, teksa e cilëson atë si një armik të shqipëtarëve.

Po ashtu, ndër të tjera, Vasili duke i cilësuar si ?të pacipë? vartësit e Ramës, shprehet se ata realizojnë çdo urdhër që iu dikton ?Babloku? i tyre.

?Bedeli i Bablokut ne Ministrine e Brendeshme Lleshaj zgjedh perfundimisht te jete nje armik i shqiptareve te thjeshte te Unaza e Re.

Asnje harrese,asnje tolerance,asnje keqardhje nuk do te kete kurre per ata si Lleshaj, qe urrejtshem vendosen kunder qytetareve te thjeshte.

Keta te pacipe dhe te urryer arrijne deri aty sa te lexojne paturpesisht si komunikata te tyre idiotesirat e kriminalizuara qe ju dikton fjale per fjale Babloku i fshehur.

Ta kene te qarte qe Babloku do ti shese si nje kg fiq keta budallenj dhe do tu lere pas per gjithe jeten nje urrejtje pa kthim te popullit?, shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga