LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre banorë të Astirit në burg/ Basha bën thirrje për protestë

13 Tetor 2019, 10:31, Politikë CNA
Tre banorë të Astirit në burg/ Basha bën thirrje për

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të gjykatës që la në burg tre protestuesit e Unazës.
Basha ka bërë thirrje për t?iu bashkuar sot protestës  së banorëve të Unazës së Re.
Sipas Bashës, me hajdutë në qeveri dhe njerëzit e pafajshëm në burg nuk ka Europë, as zhvillim as drejtësi.

?Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët?, shkruan mes të tjerash Basha.
Postimi i plotë:

Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.
Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.
Me hajdutë në qeveri dhe njerëzit e të pafajshëm në burg nuk ka Europë, as zhvillim as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit, drejtësisë dhe mirëqenies.
Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik./CNA.al

Lajmet e fundit nga