Connect with Us

Transportonin ilegalisht klandestinë/ Pranga 3 taksistëve

Kronika

Transportonin ilegalisht klandestinë/ Pranga 3 taksistëve

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 taksistë pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, shtetasit Arben Koshi, Gëzim Molla, Idaet Buqa akuzohen se kundrejt pagesës ata transportonin emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Mësohet se arrestimi i tre taksistëve u bë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKSISTI”

Operacioni strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Arrestohen në flagrancë tre persona për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 12 shtetas nga Afganistani

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre taksitë po transportonin disa shtetas afganë, pas një pune të mirëorganizuar finalizuan operacionin e koduar “TAKSISTI”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. K. 54 vjeç, banues në fshatin Listanaj, Peqin.
G. M. 43 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Tiranë,
I. B. 53 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Tiranë,

LEXO EDHE:  “Të ngujuar nga hakmarrja”/ Kujtim Gjuzi publikon fotot në shtëpinë e “Tat Licit”

Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën nacionale Lezhë – Shkodër, në fshatin Melgushë, Vau Dejës, në afërsi të një karburanti, u kapën duke transportuar me tre automjete Taxi, 12 shtetas me shtetësi Afgane, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kampi-burg i Al Hawl, mbi 80 shqiptarë të bllokuar/ Gazetari zbulon vendndodhjen

Publikuar

-

Nga

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh. Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hawl, në pjesën fundore të tij.

Ekipi i A2, nën drejtimin e gazetarit Jul Kasapi do të mundohet të krijojë kontakte me këta njerëz të bllokuar në kampin-burg për të mësuar më shumë rreth tyre, identitetin, problemet dhe si i kalojnë ditët në pritje të një zgjidhje.

LEXO EDHE:  Bllokohet punishtja e turshive në Shkodër/ Në kërkim pronari

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte 16 kg drogë drejt Italisë/ Bie në pranga vlonjati (Emri)

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM./A2

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

LEXO EDHE:  Fitonin shuma marramendëse nga trafikimi/ Goditet banda e klandestinëve

LEXO EDHE:  Humbi jetën në Genova/ Bushati vizitë në familjen e Bokrinës në Shkodër

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE