Connect with Us

Tirana totalisht e bllokuar nga Maratona/ Ja akset ku ndalohen makinat

Sociale

Tirana totalisht e bllokuar nga Maratona/ Ja akset ku ndalohen makinat

Publikuar

-

Sot, qarkullimi me makinë në të gjithë Tiranën është pothuajse totalisht i bllokuar pasi  organizohet “Maratonën e Tiranës”.

Shefi i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni, ka sqaruar ndryshimin e qarkullimit të automjetit në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës.
Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në lulishten “Këshilli i Europës”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të datës 12 Tetor 2019. Në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar. pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
a) Në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II;
b) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
c) Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
d) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
e) Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
j) Në kryqëzimin e b.l.v. “Zhan D’Ark” me urën e rrugës së “Elbasanit”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v.”Zhan D’ Ark” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 1.1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjës urbanë do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar si më poshtë:
Linja Nr 1/A “Selitë-Kristal-Qendër –Stacioni i Trnit-Allias dhe 1/B”Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon te “Myslym Shyri” detyrues djathtas për të vazhduar te “Ibrahim Rugova”- b.v.l “Gjergj Fishta”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1″drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barikadave”.
Linja Nr. 2 “Teg- Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillsin”.
Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon duke u kthyer te ura e rrugës “Elbasanit”.
Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” te “Kisha”.
10/B “Qendër – Mihal Grameno – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqezimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.• 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” në kryqëzimin e sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (drejtoria policisë).
Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” te “Kisha ortodokse” dhe pjesa tjetër në rrugën e ” Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB).
1.1 Linjat “ndërqytetëse ushqyese” të Kamzës dhe Vorës do devijojnë në sheshin “Karl Topia”.

1.2. Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Dervish Hima” duke lejuar hyrjen nga rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Ismai Qemali” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri “Ibrahim Rugova”. Segmenti rrugës së “Elbasanit” nga kryqëzimi i rrugës “Arben Broci” te ura e “Elbasanit”, segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë) deri te ura e rrugës së “Elbasanit”, ura e rrugës së “Elbasanit”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e rrugës “Ali Demi” deri te ura “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë), rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi

Toptani”, segmenti i “Unaza e vogël” nga kryqëzimi me rrugën e ” Dibrës” deri tek “Zogu I” rruga “Ded Gjon Luli”, segmenti i rrugës së ” Kavajës” nga kryqëzimi me “Ded Gjon Luli” deri me “Muhamet Gjollesha”, rruga “Ibrahim Rugova”, segmentit të rrugës “Adem Jashari” dhe rruga “Lek Dukagjini”, nga data 13 Tetor 2019 nga ora 05:00 deri ne orën 14:00. Ne te gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, pezullohet sensi dalës për nga këto rrugë.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
a) Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit të b.l.v. “Bajram Curri” nga ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”. “Luigj Gurakuqi”, e “Dibrës”, “E Barrikadave”, “Zogu 1” nga kryqëzimi me “Unaza e Mesme” deri te rruga “Fortuzi”, “E Durrësit” nga rrethrrotullimi “Karl Topia” deri te “Mine Peza”, “E Kavajës” nga “ura teknologjike” deri “21 Dhjetori”, “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Muhamet Gjollesha” deri tek “Sami Frashëri”, “Vaso Pasha”, “Ismail Qemali” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek “Sami Frashëri”, “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimin me sheshi “Uillson” deri tek “Vaso Pasha”.
b) Në kryqëzimin e rrugës “E Elbasanit” me rrugën “Ismail Qemali”, në drejtim të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje nga rruga “Papa Gjon Pali II”.
c)Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe B.l.v. “Zhane D’Ark” me urën e Elbasanit” drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

d) Në kryqëzimin e rrugës “E Barrikadave” me rrugën “E Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në rrugën “Zogu 1”.
e) Në kryqëzimin e rrugës “Zogu 1” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Zogu l” me dalje në “Unazën e vogël”.
f) Në kryqëzimin e rrugës “E Durrësit” me rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “E Durrësit” me dalje në rrugën “Unazën e Vogël”
g) Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
h) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
i) Në kryqëzimin e “urës së policisë” drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v “Bajram Curri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
j) Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
k) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
I) Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
m) Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
Linja Nr. l/A”Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe l/B”Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon ng b.l.v. “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillson”.
Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër” devijon te Ura e “Brrylit” në b.l.v. “Bajram Curri” detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Konti Leopold Bertold”.
Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi)
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – “Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr.”Barrikadave” kurse pjesa tjetër e linjës në rrugën e ” Elbasanit” të rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura “Ali Demi”.
10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te rruga “Petro Nini Luarasi” pranë Shkollës së Baletit.
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.
12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (zogu i zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” në kthim.
Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura “Ali Demi” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (Drejtoria e Policisë).
Linja Nr. I5 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” (21 dhjetori”) detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Muhamet Gjollesha” – b.l.v. “Gjergj Fishta – “Ura teknologjike” dhe pjesa tjetër në rrugën e “Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB).

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në propagandë”/ Denoncon studenti: 10-15 persona më dhunuan pas takimit

Publikuar

-

Nga

Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në redaksinë e CNA.al.

Përmes një letre denoncuesi, i cili në këtë rast është një student, shprehet se është dhunuar nga një grup prej 10-15 personash.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj tij, shprehet studenti janë replikat e bërë nga ana e tij gjatë pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi në Fakultetin Ekonomik, për arsimin  dhe të drejtat e studentëve.

Ndërsa, rrëfen se mbledhja për të diskutuar mbi arsimin është kthyer e gjitha në një propagandë, studenti denoncon se personat kanë zgjedhur t’iu përgjigjen replikave të tij me dhunë pas takimit, në afërsi të Vilës Gjuta.

Studenti u ka bërë “thirrje Kryetarëve të Këshillit të Studentëve t’i ndalojnë këto monstra”, sikurse iu referohet ai, të hyrjnë në Universitete.”

Letra e Plotë:

Pershendetje!

Sot nje grup aktivistesh te Levizjes per Universitetin kishin organizuar nje tryeze diskutimi ne Ekonomik. Arsyeja teorike per thirrjen e tryezes ishte te diskutohej per problematika te studenteve por ne fakt diskutimi u sos duke bere propagande.

Fakt i pakundershtueshem eshte qe ne salle jame futur pa leje formale nga fakulteti.

Gjate diskutimit pati replika nga ana ime per menyren sesi po shtrohej problemi i studenteve dhe vetem per replikat qe i bera pa ofenduar askend por thjesht duke shprehur mendimin tim, vandalet e Levizjes me kapen ne befasi kur une po largohesha dhe me goditen diku afer viles Gjuta. Ishin rreth 10-15 veta nga ata kunder 1 individi. Nuk po shkruaj per tu viktimizuar sepse se kam ne natyre, kjo eshte natyra e tyre (tek faqja e tyre thone qe i rrafem ne), por per tju treguar se kush jane ne te vertete ata qe “u cane” duke folur per arsimin.

LEXO EDHE:  Aksident ne autostraden Tirane-Durres, permbyset automjeti, lendohet shoferi

Personat qe me goditen sigurisht i kam evidentuar dhe shume shpejt do mbajne pergjegjesite e duhura. Nese mendojne se me kane trembur i genjen mendja.

Pas ngjarjes se sotme Levizja mund te futet ne Ekonomik vetem nese une do jem i vdekur. Kjo nuk eshte nje deklarate personale emocionale, por nje deklarate qe une e bej ne mbrojtje te integritetit te fakultetit ku une studioj.

E di qe kam ne profil disa pjesetare te Levizjes, dhe padismutim nuk jane gjithe fajtore per ate qe me ndodhi sepse secili ka pergjegjesi personale. Ama duke qene se goditja me eshte bere nga ju si organizate me synimin qe te me trembni dhe mos jem me kunder ideve tuaja vandaliste, ju them vetem dicka: jo vetem qe sme keni trembur, por me keni motivuar me shume. Nese doni te mos ju demaskoj me duhet te me vrisni, se me nje grusht nuk arrini gje.

Te fortet perdorin argumenta, te dobetit dhunen.

Faleminderit!

Shkruar nga Andi Varrosi  ,Komunistet e OP Arlind Qorit  (Erion Veliajt) dhunojne Studentet .I bej Thirrje Kryetareve te Keshillit te Studenteve ti ndalojne keto monstra hyrjen ne Universitete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Na mungon Sokoli”/ Basha përkujton Olldashin: Djali i tij do ta përmbushë misionin

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 6 vjetorin e ndarjes nga jeta së ish ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Olldashi.

Basha ka publikuar nje foto me djalin e Olldashit teksa shprehet se ai do të ishte krenar të shikonte sesi djali i tij i madh Glauku po ecën në gjurmët e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu në Shkodër/ Ulen rradhët e pritjes për koronarografitë, përfituan mbi 6800 pacientë

Publikuar

-

Nga

Shërbimi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës ofrohet brenda 24 orëve, duke zeruar rradhët e pritjes për këtë shërbim jetik për qytetarët, që sot ofrohet afër vendbanimit.
Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Ministrja Manastirliu deklaroi se falë bashkëpunimit me shërbimin universitar të QSUT-së, spitali i Shkodrës po mbulon shërbimin e koronarografisë për të gjithë zonën e veriut. Manastirliu tha se 98% e koronarografive kryhen në spitalet publike.
“6,835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike këtë vit. Rritja e kapaciteteve në spitalet publike me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98% e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike”, tha Manastirliu.
Në rang vendi, rradhët e pritjes për shërbimin e koronarografisë janë reduktuar në dy javë, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Njësitë e Hemodinamikës, ndërsa ndërhyrjet e kryera janë rritur me 20% në 10 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Manastirliu deklaroi se me kapacitetet e shtuara, synimi është mbulimi i plotë i paketave të zemrës në spitalet publike.
LEXO TE PLOTE