Connect with Us

Tentoi të kalojë kufirin/ Kapet në doganë një grua me 42 mijë euro me vete

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin/ Kapet në doganë një grua me 42 mijë euro me vete

Publikuar

-

Një grua është proceduar penalisht pasi tentoi të kalojë në doganën e Kakavijës një shumë të madhe eurosh.

Shtetases M.Sh, 46 vjeç iu gjetën në trup dhe në çantë 41 mijë e 200 euro.

Bëhet me dije se 46 vjeçarja nga Fieri, nuk kishte deklaruar në doganë shumën e eurove që kishte me vete.

Dyshohet se paratë janë fituar nga aktiviteti kriminal i të afërmve të gruas.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare.

Procedohet penalisht një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 41 200 Euro të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavije gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë mbritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U arrestua për vrasje e mbetur në tentativë/ Gjykata liron Florenc Çapjan

Publikuar

-

Nga

Florenc Çapja, i cili ishte arrestuar me akuzën e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, është liruar nga burgu.

Sipas gazetares Klodiana Lala, vendimi për lirimin e Çapjas është dhënë nga Gjykata e Elbasanit.

Kujtojmë këtu se Florenc Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së ish oficerit të policisë Fadil Mema, krim për të cilin është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryesor Ardian Ibrahimi në atentatin kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë ndaj gruas/ Arrestohet 66 vjeçari

Ky ishte procesi i tretë që zhvillohej kundër Çapjas, për këtë ngjarje kriminale në Elbasan. Ngjarje e cila u pasua me një seri vrasjes të tjera në këtë qytet, ku pjesa më e madhe e tyre nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria e Elbasanit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Se*s në këmbim të notës”/ Lë qelinë pedagogu Denis Himçi

Publikuar

-

Nga

Lirohet nga burgu pedagogu u Elbasanit Denis Himçi.

Sipas News 24, Prokuroria vlerësoi sot se pedagogu nuk ka kryer vepër penale.

Pak kohë më parë, Himçi u shfaq teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notës.
Arrestimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media, ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në ‘Don Bosko’, plagoset një grua

Në videon e publikuar nga emisioni “STOP”, pedagogu Denis Himçi shfaqet me një makinë luksoze tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ndaleni këtë çmenduri”/ Arbër Çekaj sulmon Prokurorinë: Po bëjnë show

Publikuar

-

Nga

Zbardhet deklarata e plotë që Arbër Çekaj lexoi në seancën gjyqsore ku u shpall pretenca ndaj tij.

Sipas Ballkanweb, Çekaj kërkoi “të ndalojë çmendurinë më këtë procedurë të rrezikshme të prokurorisë e këtij prokurori dhe të mos bëhet kjo gjykatë e para në botë që dënon një pronar të një biznesi të ligjshëm frutash vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin që nuk është fare as prona e tij”.

“Nëse do dija gjë për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM që në momentin kur ngarkesa e javës 02 kur u mbajt për të paktën 5 ditë për inspektim, kisha ikur menjëherë në çdo kontinent, biles edhe në vende ku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Europën e Shqipërinë, sepse isha e vazhdoj të jem pafaj” kështu është shprehur biznesmeni Arbën Çekaj.

LEXO EDHE:  Këto janë sjelljet tipike të një gruaje të pjekur

“Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë shoë mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trafikantët e vërtet”, u shpreh Çekaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE