LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Situatë alarmante"/ Salianji: Qeveria arreston pa prova

13 Tetor 2019, 19:04, Politikë CNA
"Situatë alarmante"/ Salianji: Qeveria arreston pa prova

Ish deputeti  i listës Basha, Ervin Salianji, në një prenoncim për mediat, nga ambientet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, është shprehur ashpër kundër kryeministrit Edi Rama.  Duke folur për të drejtën legjitime të banorëve protestues, Salianji e ka cilësuar si të padrejtë brutalitetin e qeverisë ndaj tyre.

?Arrestimet ishin të turpshme, jo në proporcion me atë që u tha dhe u bë aty në Unazë. Rama nuk e shikon situatën si banorët që janë duke mbrojtur banesat e tyre, por e shikon si një thes me para të cilat duhet t?i marri, t?i fitojë.

Është një situatë alarmante ku qeveria po tregon brutalitet sepse e di që s?mund të marrë më gjë tjetër me vota. Qeveria arreston pa prova, pa ndjekur ligjin, sepse duhet të mbledh provat para se të arrestojë.

Duhet të presim sepse deri tani janë në fazën e shoqërimit. Ne jemi duke pritur që të lirohen sot. Nëse jo, atëherë edhe qytetarët kanë të drejtën e tyre legjitime për të marrë masa. Ishte qeveria  ajo që shkoi atje për t?iu prishur shtëpitë dhe jo anasjelltas. E vetmja gjë që po bënin banorët ishte të vetëmbroheshin?, ka thënë ish deputeti, Ervin Salianji./ CNA.al

Lajmet e fundit nga