Connect with Us

Protesta e Unazës së Re/ Lleshaj: Bllokimi i rrugëve tentativë mjerane e PD-së

Politikë

Protesta e Unazës së Re/ Lleshaj: Bllokimi i rrugëve tentativë mjerane e PD-së

Publikuar

-

sandër lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj,  ka reaguar  pas tensioneve të orëve të fundit midis policisë dhe banorëve të Unazës së Re, duke u shprehur se: pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan PD-në për të gjetur udhën e politikës.

“Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos. Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

LEXO EDHE:  "Lleshaj pasaardhës i Geron Xhafës"/ Noka i mbyll gojën ministrit të Ramës

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.”, është shprehur Ministri Lleshaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dekreton emërimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Xhaferllari bëhet anëtarja e 6-të e gjykatës Kushtetuese.

Meta ka firmosur dekretimin e Xhaferllarit menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri pas një vizite në Paris.

D E K R E T

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

LEXO EDHE:  Polici me pagesë/ Sandër Lleshaj emërohet nga Rama në krye të “Illyrian Guard”

LEXO EDHE:  Basha u kërcënua?/ Lleshaj pranon takimin me truprojat

D e k r e t o j;

Neni 1

Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna tek “Astiri”/ PD kallëzim penal për drejtuesit dhe punonjësit e policisë

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj çdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

Nën kryetari i PD, Edi Paloka shprehet se dhuna ndaj banorëve të Unazës bëhet për të fshehur vjedhjen e 40 milion eurove.

“Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët”, u shpreh Paloka.
Postimi i plotë:

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milion euro i Edi Ramës.

Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milion euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po u shkatërrohet i gjithë mundi dhe djersa e tyre, për shkak të lejeve të ndërtimit që ka dhënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në atë zonë. Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe korrupsionit të kenë vlerë të lart, duhet të dalin në vijë të parë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shembjes së qindra shtëpive e bizneseve në atë zonë, pa asnjë kundërshpërblim.

Të gjithë e mbajnë mend sesi falë betejës së këtyre banorëve u zbulua një aferë e padëgjuar kurrë në Shqipëri. Një firmë fantazëm arriti me ndihmën e Edi Ramës të fitonte një tender, duke falsifikuar firmën dhe dokumentat e autoriteteve amerikane.

Asnjë i arrestuar për këtë aferë korruptive. Asnjë i arrestuar për këtë falsifikim.

LEXO EDHE:  Vetëdorëzimi i Balilit/ Rama përgëzon Lleshajn

LEXO EDHE:  Vetëdorëzimi i Balilit/ Rama përgëzon Lleshajn

Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama, që burgos banorët që mbrojnë të drejtat e tyre, ka 1 vit që mban pa hetuar dosjen e korrupsionit gjigand me projektin e Unazës së Re.

Pse nuk hetohet kjo dosje? Pse nuk është askush në burg për këtë aferë korruptive?

Përgjigjia është e njohur: Hetimi i plotë dhe i pavarur i kësaj afere, çon në burg Edi Ramën, njeriun përgjegjës për këtë aferë.

Prandaj ai urdhëron dhunimin e banorëve. Prandaj ai përdor Policinë kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj përdor median për të bërë propagandë se banorët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

Banorët janë në mbrojtje të të drejtës së tyre! E drejta e pronës është themeli i një shoqërie demokratike. Kushdo prej tyre ka të drejtën të kompensohet për shtëpinë apo biznesin e tij. Këto thotë Kushtetuta. Këtë thotë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Është e qartë se në shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama, ligji dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë pengojnë hajdutërinë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe e ripërsërit: Çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Ky ka qenë zotimi ynë me shkrim. Ky do të jetë veprimi ynë i parë në qeverisje.

Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot.

Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet.

Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Qeveria sulmoi Astirin pas pazareve me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Dje në mëngjes, rreth orës 05:30 forca të shumta policie, përfshirë ato të Ndërhyrjes së Shpejtë vendosën një gardh sigurie në zonën e Unazës së re, ku prej më shumë se një viti banorët e Astirit protestonin kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e Unazës së re dhe kërkesën e tyre të vazhdueshme për t’u shpronësuar në zbatim të ligjit.

Qeveria nga ana e saj pretendon se ata nuk janë banorë të asaj zone me letra të rregullta dhe se banesat e tyre nuk janë të legalizuara dhe se nuk duhet të ishin ndërtuar. Megjithëse ka disa video konkrete të kryeministrit Edi Rama, i cili iu premton legalizim pa asnjë diskutim.

           Protesta e banorëve të Kukësit

Por, larg çdo debati apo qëndrimi, që kanë apo nuk kanë të drejtë banorët, që në fakt janë një plagë sociale, duket se ka një pazar politik në zonën e Astirit.

Një vit më parë kur filloi gjithçka u fol për një skandal në lidhje me një tender dhe më pas ajo u mbyll. Qeveria u ndodh përballë fakteve. U tërhoq, u bë një tender i dytë, ai u anullua dhe sërish u bë një tender i tretë, i cili më në fund mbylli gjithçka në zonën e Unazës së re.

Tenderi u fitua nga kompania Salillari në bashkëpunim me një kompani tjetër. Por, kompania e parë është ajo që ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit.

Në mars të vitit 2017 banorët e Kukësit u ngritën dhe protestuan dhe në vend që të bënin shtetin si përgjegjës, përfekturën, apo parlamentin për atë konçesion shkuan dhe dogjën objektet private të kompanisë. Më pas qeveria ndërhyri dhe ndryshoi tarifën për banorët. Shumë prej protestuesve përfunduan burgjeve, të mbështetur në fakt nga PD-ja dhe Luli, por që më pas i lanë në rrugë dhe kunati i Lulit, kompani LandMark mori zyra pranë një prej kompanive koncesionare.

Dje në rrjetet sociale u hodhën akuza të shumta se Lulzim Basha i kishte tradhëtuar banorët e Astirit, se ai nuk ishte atje. Dhe në fakt kështu ndodhi. Basha nuk shkoi atje. Doli në orën 12:30 dhe shkoi vetëm tek spitali.

Më pas Edi Paloka me një gjuhë rrugaçësh, dhe disa të tjerë, u përpoqën të justifikojnë opozitën, pasi qytetarët bërtisnin se ku është opozita.

Ishte Klevis Balliu, Edi Paloka e të tjerë. Kishte edhe qyfyre si Oriola Pampuri që vdiste njerëzit rrugëve apo të tjerë ish-deputetë të opozitës që u shfaqën shumë më vonë pasi filloi ngjarja.

Pikërisht këtu fillojnë faktet.

Së pari shembja ishte e paralajmëruar. Qytetarët dhe banorët e zonës e prisnin. Pse nuk shkuan ish-deputetët e opozitës atje që pa gdhirë, të rrinin me qytetarët me banorët e zonës? Pse nuk u bënë barrikadë?

Përplasjet e djeshme në Astir

Askush nuk po iu kërkon të marrin shkopinjtë e gomës dhe të rrihen me policinë, port ë paktën në orën 05:00 të mëngjesit të ishin bashkuar me banorët e Unazës së re dhe të qëndronin atje me ata, ashtu siç kishte premtuar Lulzim Basha dhe Klevis Balliu, se shteti duhet të kalonte mbi trupat e tyre për t’i shembur objektet.

Kjo nuk ndodhi. U shfaqën shumë më vonë sesa ngjarja ndodhi. Shumë më vonë sesa përplasja me policinë. Më pas gjithçka e bënë për të fituar kredo politike. Por, shtëpitë në fund u shkatërruan.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Sandër Lleshaj do emërohet zëvendës Ministër i Brendshëm

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Sandër Lleshaj do emërohet zëvendës Ministër i Brendshëm

Luli nuk u duk, nuk u dëgjua deri në 12:30 të mesditës. Pra, u shfaq jo pak, por fiks shtatë orë më vonë. Për të thënë se ishte aty, se i mbështeste banorët. Por nuk kishte shkuar siç kishte premtuar. Nuk kishte qëndruar atje me ta.

Një fakt i tretë është edhe ai i skandalit të lobimeve ruse dhe mbyllja e dosjes nga dy prokurorë, totalisht në shkelje të ligjit. Lobime ruse ku nga të gjithë pranohet që në emër të PD-së, me firmë të Lulzim Bashës, në SHBA janë paguar 650 mijë dollarë nga Nick Muzin, e thënë një deklaratë zyrtare në Departamentin e Drejtësisë.

Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Arben Ristani nuk i mohojnë paratë e paguara. Askush nuk i mohon ato para. Por, nuk gjendet lidhja e Lulit me këtë shumë. Firma është në dokumenta. Këto të fundit janë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, por askush nuk heton. Askush nuk gjen lidhjen e këtyre parave me Lulzim Bashën. E sapo plasi ky skandal për prokurorët, të cilët e mbyllën çështjen kryesore por ngritën një akuzë qesharake për falsifikim ndaj kryetarit të një partie që ka dhe firmën dhe vulën, kur në fakt nuk ka asnjë falsifikim në gjithë atë process, plasi goditja e Unazës.

Vetë Lulzim Bash aka thënë se qeveria është e mbuluar nga skandalet dhe plas skandal pas skandali për t’i shpëtuar zhurmës së radhës apo për t’i ikur problematikës së radhës. Dhe kështu ka ndodhur.

Problematika e radhës ishte dosja e Lulzim Bashës. Ishin hetimet për financimet ruse. Por, u harruan. Askush nuk po flet më as për dosjen e Lulzim Bashës, as për paratë e paguara në SHBA. Por, të gjithë po merren me Astirin.

Pra, qeveria jo pa qëllim hapi një zhurmë më të madhe, për të shpëtuar dhe favorizuar Lulzim Bashën, pas pazareve me këtë të fundit. Ashtu siç bëri me kukësin. Ashtu siç bëri me Agron Papulin e vilave në Long Hill, ku jeton Lulzim Basha. Ashtu siç ka bërë me dhjetëra e dhjetëra biznesmenë, oligarkë që ai i quant ë lidhur me qeverinë, të cilët rrjepin qytetarët dhe taksat e tyre çdo ditë. Ashtu bëri edhe dje Lulzim Basha.

Bëri sikur ishte. Pra, u shfaq në një moment të caktuar thjeshtë për t’u dukur. Por, heshti dhe u zhduk pa nam e nishan. Ky është Lulzim Basha, njeriu që tradhëton kauzat e çdo qytetari thjeshtë dhe vetëm për interesat e tij të pista.

Dhe dje ka bërë pazarin e radhës me qeverinë për të shpëtuar nga akuzat, që poi a heq Edi Rama, sepse vetë Luli thotë se prokurorët janë të kapur nga Rama. Por janë pikërisht prokurorët e kapur nga Rama që ia hoqën akuzat kryesore Lulzim Bashës.

Vetë Lulzim Basha thotë se Edi Rama hap zhurmë më të mëdha, hap fronte të reja mediatike djhe problematikash sociale, thjeshtë dhe vetëm të zhduket nga të parat. E më e para ishte një dhe vetëm një, dosja e Lulzim Bashës në prokurori.

Prandaj nuk ka shumë nevojë për të shtjelluar të tjera fakte. Janë të gjitha nën dritën e diellit. Lulzim Basha ka bërë pazarin e radhës me qeverinë dhe ka shitur banorët e Unazës së re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE