LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD fshehu skandalin e Lleshajt

13 Tetor 2019, 19:15, Politikë CNA
PD fshehu skandalin e Lleshajt

CNA.al ka denoncuar rreth 9 muaj më parë një skandal ku përfshihej ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas verefikimeve të CNA.al, Lleshaj nuk e ka deklaruar të plotë pasurinë e tij, pasi dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit, e cila me çmimet e tregut në atë zonë kap vlerën prej të paktën 150 mijë euro.

Në vitin 2006 ai ka marrë edhe një kredi për shtëpi, 120 0000, por nuk e thotë adresën, qytetin se ku e ka blerë.

Gjithashtu në vitin 2008  ai ka deklaruar një tjetër kredi të marrë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 500 000 lekë, po për shtëpi. Por edhe në këtë rast nuk e thotë adresën, qytetin ku ndodhet shtëpia.

Ndërkohë që PD, kujtohet vetëm sonte për këtë skandal, si kundërpërgjigje ndaj Lleshajt, pas një postimi që ky i fundit bëri në rrjetet sociale lidhur me protestën tek ?Unaza e Re? ku shprehej se ?pushimet e verës e nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës?.

Ky denoncimi i PD, veçse është i vonuar në kohë, dëshmon edhe një here që PD reagon vetëm kur i cënohen interesat e veta.

PD heshti 9 muaj dhe nuk tha asnjë fjalë për këtë skandali, ashtu siç heshti edhe për ngjarjen e dy javëve më parë, kur Edi Rama i suli mediave Tatimet./CNA.al

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Bardhi godet Lleshajn/ “Jeton në dy shtëpi të padeklaruara”

Lajmet e fundit nga