LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klevis Balliu i përvishet Ramës/ "Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, ky lufton banorët e Unazës'

13 Tetor 2019, 15:11, Politikë CNA
Klevis Balliu i përvishet Ramës/ "Budenstagu i kërkoi

Ish deputeti i Partisë Demokrat, Klevis Balliu e ka konsideruar politik, vendimin e gjykatës për lënien në burg të tre të arrestuareve të Unazës së Re.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se djali i gjyqtarit është në Partinë Socialiste, ndërsa theksoi se kryeministri Rama në vend që të luftojë krimin lufton banorët e Unazës.

?Asnjë deputet socialist nuk ka shkuar për ti takuar. Më parë ka qenë Sajmir Tahiri dhe tani Blerina Gjylameti. Do ketë kohë policia e Shtetit të rrijë çdo ditë aty, sepse ne do jemi aty çdo ditë.

Gjyqtari që i dënoi sot ka djalin në PS. Ka marrë vendim politik. Të ndalosh protesta është jo vetëm politik, por idelologjik dhe ideologjia e tyre është komunizmi.

Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, Rama lufton banorët e Unazës.

Burgimi  qyetarëve të ndershëm është çnjerëzor me urdhër politik nga një regjim diktatorial. Është arrestim i turpshëm. Nuk ka lidhje vetëm me banorët e Unazës por me gjithë shqiptarët. Protesta është e ligjshme dhe ne kemi njoftuar policinë. Ligji e ka njofto dhe kaq. Dhe ne i kemi njoftuar. Vetëm qytetarët janë në burg, Valdrin Pjetrin nuk e kemi në burg. Kjo do të thotë se ka rënë shteti, pikërisht për këtë arsye nuk hapen negociatat.?, u shpreh Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga