Connect with Us

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Politikë

Iu nxjerr gishtin e mesit/ Ambasadori i OSBE-së poshtëron protestuesit

Publikuar

-

Ndërsa qytetarët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të opozitës vijojnë protestën e tyre përballë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, një situatë jo e hijshme ka ndodhur në prezencën e kamerave mbrëmjen e sotme.

Pretagonist i kësaj situate është bërë ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt.

Ne vend që të kalonte në heshtje, ose të përshëndeste protestën, ambasadori Borchardt ka zgjedhur të bëjë një veprim më të ulët, duke përshëndetur me  gishtin e mesit protestuesit.

Pamjet skandaloze, jo të denja për një qytetar, e sidomos një diplomat perëndimor po bëjnë xhiron e rrjetit.

Per më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të siguruara nga Syri.net./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mjaft më “Rule of Embassy”/Presidenca i përgjigjet ambasadës amerikane: Tymi Venecias është turp

Publikuar

-

Nga

“Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, kështu shprehet zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi pas reagimit të Ambasadës amerikane lidhur me “ngërcin” në Kushtetuese.

Blushi shprehet se “tymi Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë”.

“Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasada e SHBA mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi/ Ja si të zgjidhet ngërçi për Kushtetuesen

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA ne Tirane

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të fundit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim për mediat, Ambasada e SHBA shprehet seInstitucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias.”

Sa i takon Reformës në Drejtësi, ambasada thekson se “Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Deklarata e plotë:

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

LEXO EDHE:  Shpallja “non grata” nga presidenti Meta/ Neritan Ceka “copton” ambasadorin Borchard

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I kujt është faji?”/ 193 viktima nga 5700 aksidente, flasin ekspertët

Publikuar

-

Nga

Numri i madh i aksidenteve në Shqipëri, me rreth 193 viktima për 2019, ka ngjallur debatin se i kujt është faji, infrastrukturës jo e mirë, policisë rrugore apo i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë, që po diskutohej në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Opinion”, personat e pranishëm në panel kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Për ekspertin rrugor Fatmir Hasho, “ 99 % e fajit është i drejtuesve të mjeteve pasi përgjegjshmëria dhe edukata e tyre, -thekson ai- në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor është zero”.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe eksperti i automobilizmit, Eno Zeneli, i cili shprehet se nëse shikon telefonin dhe rrjetet sociale në vend të rrugës, ky bëhet shkak aksidenti.

“Nëse je në autostradë dhe shikon Instagramin, kjo është faji i shoferit. Nëse ke një makinë 30 vjeçare, ti bën një gabim dhe kjo është fatale. Një makine e re, me 5 yje sigurie “fal” shoferin. Një makinë Euro 6 e ruan dy herë më shumë këmbësorin se sa një makinë Euro 4. Kanë shumë probleme rrugët”, shprehet Zeneli.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Ambasadori i OSBE-së zbarkon te Krimet e Rënda

Referuar kësaj problematike, teksa publikon statistikat me rreth 193 viktima nga 5700 aksidente të ndodhura deri tani, shef i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismailaj, ka theksuar se policia është duke bërë punën e saj dhe se shumica e ngjarjeve janë për shkak të gabimit të drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.

“193 persona kanë humbur jetën, deri në ditën sotme. Aksidentet rrugore, sot konsiderohen një epidemi në shoqëri. Në totalin e ngjarjeve rrugore, nëse i marrim gjithçka numrin më të mëdha e zënë gabimet e përdoruesve të rrugëve, nga këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Numrin më të madh e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, kemi 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike”, ka thënë Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE